Juvenilia

•Shtator 10, 2009 • 2 Komente

Nga poezite e adoleshences…

Rinia

Rinia?
Jete…
E kemi,
s’e cmojme
e ngutshem duam te rritemi.
Por kur pas vitesh
do gjendemi te rritur
do themi: “Rinia,
si iku kaq pa pritur?”

© Aida Dizdari, 1993

Zjarri i frikes

Enderrat, kohen, jeten,
mendimet e bukura
i hodha ne leter
me ngjyrat e moshave.

I shkrova ne zemer,
i gdhenda ne balle…
…ne kujtim te tyre
ende shkasin lote te vale.

U dogjen te tera
ne zjarrin e frikes:
enderrat, kujtimet
dashurite e moshes.

U dogjen, u shuan
u bene hi
e asgje s’mbeti
t’me kujtoje enderren tani.

C’lindte ishe e keqe,
c’ish e keqe duhej djegur…
…e digjej jeta ime
ne zjarrin e frikes se patretur.

© Aida Dizdari, 1993

Banoret e ferrit

Ju qe i vute zjarrin mendimeve,
ju qe copetuat ndergjegjen e njerezve.
Ju qe lavde i thuret djallit
e u bete miq me te ne jete te jeteve.
Ju qe vrate lirine,
identitetin e nje kombi
e u lartuat ne fronin e lavdise
ndertuar mbi eshtrat e nje populli.
Ju qe deshet te mposhtni jeten
e qe sfiduat vete Zotin,
ju qe harruat se gje s’jeni
e sic lindet do te vdisni…
…ju…do te endeni te patretur
me botrave
te dini se sic lindi prej jush terri
e ju prej territ,
pluhur do te beheni
e banore te ferrit.

© Aida Dizdari, 1993

Lutje

Zot me dhe jeten,
me fale gjithcka kam
e ne pike te drites
ti bere gjithcka jam.
Do te perpiqem te eci
me kembet e mia te brishta
ne rrugen tende
te qofsha fale!
Po falme
nese do te lekundem ndonjehere
pse kembet s’do te me mbajne.
Dhe nese do te dal ndonjehere
nga udha jote,
prape falme…
…ngado qe te shkoj,
kudo te sillem kesaj bote,
serish nder gjunje do te te bie
se jam vec krijesa Jote.

© Aida Dizdari, 1993

Lirika e zemres

Roberomeni.
Merreni trupin tim,
copetojeni.
Merreni gojen, buzet, gjuhen time
mos me lejoni te flas.
Keputmini kembet,
pengomeni te ec.
Po ju siguroj se s’e vrisni dot zemren

time,
s’e roberoni dot.
Ajo eshte e lire
e s’njeh kufinj.
Do te shkoje
ne lulen me te bukur,
nen qiellin me te kthjellet,
atje ku uji gurgullon embel
e rrezellin.
Do te ngrihet atje ku enderra merr jete,
mes kaltersish
ne ameshim.

© Aida Dizdari, 1993

Ti

Te ka ngjyrosur syte qielli
e shiu t’i ka pikuar
me mijera margaritare
mbi qerpiket e shkruar.
Ujevarat me gjithe hijeshine
rrjedhin me floket e tu
dhe yjet i ke ne zemer
e diellin mbi ballin tend.
Pashe ne shkrepetimen e fjales tende
madheshtine e njerezimit
e ne gjemimin e syrit
berthamen e qyteterimit.
Te pashe,
te paster si iluzion,
te turbullt si vegim.
Te ndjeva ne shpirtin tim.
Te fola dridhshem
e per dore te zura njehere e mire,
te thashe: “S’ka jeta kuptim pa ty,
o dashuri, o meshire”

© Aida Dizdari, 1994

Lotet e shelgut

Tringellimshem bien mbi liqen
lotet e shelgut.
Me endjen per jeten
fjalet e tij
qe mbyten
ende pa u formuar.
Dicka e lengshme qe shket
praruar,
ashtu sic shket pa gjurme
nje gje e pambaruar…

© Aida Dizdari, 1995

Kur humbin vlerat

Me heshtje foli,
pa lote qau.
Mjaftoi shikimi.
Dhe zemra si zogth i humbur
s’mbajti me, me s’duroi
kur jeta mes perpelitjesh shkoi,
kur u perlesh me vdekjen
si perbindesha te llahtarisur
nga fjalet.
Aty ku heshtja lindi jeten
dhe jeta
vdekjen.
Aty ku enderrat humben,
reshten.
Me heshtje fola,
pa lote qava.
Mjaftoi shikimi.
Si ure zjarri m’u ndez trishtimi.
Me urrejtje lindin nga buzet
gjetjet.
Me zemren humbin
vlerat
dhe kaq mjafton.
S’ka me vend per te tjerat.

© Aida Dizdari, 1995

Ne dallget e historise se nje qyteti

Thone se koha plak, vret, zhduk.
Thone se humbin ne pluhurin e saj
qyteterimet.
Thone se…

Duket se shtatoret
zbresin nga piedestalet
e cdo gur qe prekin
ringjall epokat e Dyrrahut
e pastaj hapin buzet e tyre te kycura
e flasin.
Flasin per lufterat e vrazhda
mbi shpinen e detit.
Flasin per cdo tragjedi a ngazellim
te njerezve te qytetit tim.
Flasin per jeten nen qiellin me blu
e mbi detin me te kalter.
Flasin per stuhite
e jetes se qytetit tim.
Flasin per…
…e pastaj ngjiten ne piedestale.
E nis nje peshperime e lehte,
nje buzeqeshje qe del nga ngadhenjimet,
nje pshehretime dhe nje britme gazi
shperthen nga zemra e qytetit tim…
…e ashtu vazhdon te ngrihet i bukur
kur nis troket mesjeta:
nderrohet pamja, nderrohen petkat,
njesoj mbetet zemra.
Se vazhdon te mbetet
ne thelb po ai,
qyteti i bukur
me detin perbri,
i rrahur nga valet
qe i solli jeta,
qyteti im i bukur,
qyteti im i shtrenjte.
E vjen nje kohe tjeter
ku s’flasin me guret e shtatoret
se tash flasim ne,
bijte e Durresit
te lindur nga deti
se dashuria per te
na buron nga shpirti.
E pra thone se koha
plak, vret, zhduk.
Thone se ne pluhurin e saj humb cdo

qyteterim,
por jo qyteti i kaltersive,
i dashuri Durresi im.

© Aida Dizdari, 1995

Mbi kohe

Eci mes kaltersish
atje ku shekujt kembejne detyrat
dhe dekadat veshjet,
ku me emra njerezish stolisen epokat.
Emra heronjsh te thjeshte,
politikanesh a udheheqesish.
Stolisen me emra vitet
dhe pa kufinjte e tyre
une behem ajer i domosdoshem
per te gjitha koherat.
Kapercej limitet e hapesirave
dhe endem mes yjeve.
Koha s’ka kuptim per mua.
Une jam Koha…
…une qe endem
mes kaltersish…
…atje ku shekujt kembejne detyrat
dhe dekadat veshjet…
…ku me emra njerezish stolisen epokat.

© Aida Dizdari, 1995

Dy nota per jeten

Dy nota po kendohen…
…ne heshtjen e nates kumbojne
e forcohen.
Ushtojne
e duke u kombinuar
krijojne
muziken e jetes.

© Aida Dizdari, 1995

Fotografia

Nje moment qe ai,
nje dritez
dhe bukuria jote mbeti mbi nje leter.
U duke sikur ti mbete aty
dhe s’pate me mendime
vecse te zbukuroje me korniza boshe
imazhin tend te shkuar.
Dukej sikur i beje homazhe
dikujt qe kurre s’e pate njohur.
Me ate pamje engjellore
ti pate mbetur aty
dhe engjelloren m’u duk
ajo ta kish marre.
Ti u bere skllave e fotografise
dhe humbe…
…dhe s’qe me si me pare…

© Aida Dizdari, 1995

Pasqyre

Lindi nga gji i nates
erresira,
ashtu si dita drite lindi
e me endje i adhuruan.
Prej atehere dihet
se me pak perjashtime
jam pasqyre e perpikte
e burimit te jetes sime.

© Aida Dizdari, 1995

Nusja

Ajo e puthi ne balle
dhe doren per mbaresi
ia zhyti ne mjalte e sheqer.
Po c’ka terse qe gatuar te sillte,
terse i solli perhere.

© Aida Dizdari, 1996

Pritja

Ankthshem prita…
…por jo ty…
Une prita me endje nje yll
e gjeta vec nje grope te zeze
ku humba.
Jo.
Une sigurisht nuk te prita ty.
Ne mendjen time kisha nje zogth

kraheshkruar
me zemer sa qielli ku levrin
e gjeta vec nje rok te shemtuar
pa zemer, qe hante mish.
E vertete,
une prisja dike,
nje njeri…
…po jo ty
qe spekter drite s’ishe kurre,
vec nje ngjyre,
nje vjollce te vdekur
e pa fytyre.
E vertete, me thua se me do.
Po te jete valle kjo dashuria?
Nese vdekjes i perngjaka kaq teper,
s’paska qene dashuria ajo qe prisja.

© Aida Dizdari, 1995

Lulekuqet

Dikur ne vend lulekuqesh
kishte vec gure
dhe enderra te thata.
Ushtri te hekurta
pergatisnin trainimin e te vdekurve:
lukuni njerezish
pa vetvete.

Ne lulezimin e lulekuqeve
u pa se dhe ato zemren e kishin te gurte
e lulezimin e thate
se ndodheshin aty
ku dhuna
trainonte pasojat.

© Aida Dizdari, 1996

Bora

Kur ra bora e pare
pas vite afshesh pervelimi,
pat kenaqesi.
Kur ra bora e pare
mes zemrash lidhur nga premtimi
kenaqesia u thye
pa ngjitshmeri.

© Aida Dizdari, 1996

Casti

Te jepet vetem nje here
casti magjik
qe heshtjen s’ta fal.
Vetem nje here
duhet te jesh qenie e pakapshme
per ta jetuar
se humb dhe
duhet te rilindesh per te fituar
nje tjeter moment…
…e njeriu lind
vetem nje here.

© Aida Dizdari, 1996

Sikur

Sikur planeti yne
te kish aq grimca rere
sa enderrojme,
anije kozmike s’do duheshin per ne hene.
Sikur te gjitha enderrat
njerezve t’u plotesoheshin,
therrmije universi
s’do mbetej ne kembe.

© Aida Dizdari, 1996

Poetit

Sikur deti
te mos ish me
ti s’do te kishe me gjymtyre…
Sikur qielli
te humbte
ti s’do te kishe trup.
Sikur lulja, lumi, zogu
te mos qene
ti s’do te kishe me fytyre…
E po te te mungonte njeriu?
Ah s’do te kishe me koke e zemer,
ne shpirt s’do kishe me qiell e det,
fletet e bardha do te vyshkeshin si

gjethet
e ti s’do te ishe me poet.

© Aida Dizdari, 1996

***
Nje lule atehere e kepute per mua
e ma fute nder floke.
Sot nga une
kepute nje lot.

© Aida Dizdari, 1996

Pluhuri i puthjes

Me shkove doren mbi floke
teksa me puthje.
Pastaj une ika
me erera vetmie, enderre…
…po asnje ere s’e shkundi dot nga

buzet
pluhurin e puthjes tende.

© Aida Dizdari, 1997

Sonte

Sonte lere dritaren hapur
si zog aty do te ndaloj,
te te ruaj i dashur, tere naten
e po te duash, parvazin te kaloj.

© Aida Dizdari, 1997

***
Kur isha dhè
dhuroja jete.
Sot qe jeten thith,
jam vec njeri
qe vdekjen pret.

© Aida Dizdari, 1997

Mund te shkruaj vargjet me te trishta sonte.

•Qershor 9, 2009 • 4 Komente

XX

Mund te shkruaj vargjet me te trishta sonte.

Te shkruaj, pershembull: “E yjezuar eshte sonte nata,
e dritherohen, te kalter, yjet e largeta.

Dhe qiellit rrotullohet e kendon era.”

Mund te shkruaj sonte vargjet me te trishta.
E kam dashuruar e ndonjehere dhe ajo me donte mua.

E kam puthur kaq here nen qiellin pafund.
Netesh si kjo e kam mbajtur ne duar.

Ajo me ka dashur e ndonjehere e dashuroja dhe une.
Syte e saj te thelle si t’i lija pa dashuruar.

Mund te shkruaj sonte vargjet me te trishta.
Kur mendoj se nuk e kam me. Kur ndiej se une e humba.

Kur ndiej naten e dendur, qe pa te eshte tis i erretuar.
Si vesa mbi lendina, i zbret vargu shpirtit te lenduar.

Pak rendesi ka qe s’e ndali dot zemra.
Ajo s’eshte me mua e plot yje ka nata.

Kjo eshte e gjitha. Larg, dikush kendon.
Larg.

Shpirti nuk me bindet se e humba.

Si per ta afruar veshtrimi im kerkon.
Zemra e kerkon, e ajo s’eshte me mua.

E njejta nate qe zbadh te njejtit drunj te shkuar.
Ne, ata te atehershmit, nuk jemi me njesoj, kemi ndryshuar.

S’e dua me, eshte e vertete, po sa e kam dashuruar.
Zeri me kerkonte eren per t’i peshperitur ne vesh.

E nje tjetri. E nje tjetri do jete. Si me pare i perkiste puthjeve te mia.
Zeri i saj, trupi i saj i qarte. Syte ku i prehej pafundesia.

Me s’e dashuroj tashme, eshte e vertete, po ndoshta prape e dua.
Kaq e shkurter eshte dashuria, kaq i gjate terri e humbja.

E meqe netesh te tilla e kam mbajtur krahesh te mia,
nuk bindet shpirti se e humba.

Megjithese kjo eshte dhembja e fundit qe ajo shkakton
e keto vargjet e fundit qe une i shkruaj.

Pablo Neruda

© Shqiperoi Aida Dizdari, 2002

Mendimi i dites 2

•Qershor 1, 2009 • 2 Komente

Genjeshtra i ka rene qark botes,  sa te veshe e verteta kepucet.
- Mark Twain

Mendimi i dites 1

•Maj 25, 2009 • 2 Komente

Kjo rubrike eshte nje bllok personal shenimesh mbi shprehje qe me lene shenje, megjithate jeni te lire te komentoni, te ilustroni me shembuj a me krijime etj. Ndonjehere do ta bej dhe une…

S’eshte e thene qe nje gje te jete patjeter e vertete, vetem sepse nje njeri jep jeten per te.
- Oscar Wilde

Dialogu i trete poetik…

•Maj 25, 2009 • Lini një Koment

Per te gjithe ata qe kane ndjekur dialogun poetik “Stina e Peste” dhe dialogun e dyte poetik mes whisper dhe bluemoon, lajmeroj se dialogu i trete sapo ka filluar te Forumi Shqiptar ne nen-ndarjen Letersi > Krijimet tuaja > Poezi.

Ju pres atje per nje tjeter dallge vargjesh emocionuese te cilat nuk do te kishin te njejten force pa ju, mbeshtetesit tane.

HenaBlu