Kur argumentat jane te gabuara…

Tabelat e reja sinjalistike kanë mbushur rrugët e metropolit të vendit. Por në momentin që ato janë të shkruar me probleme drejtshkrimore, duken shumë shëmtuar dhe tregojnë nivelin e ulët të drejtuesve të qytetit. Një tabelë e cila është e vendosur në kryqëzimin e bulevardit “Zhan D’Ark” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shkruan emrin e heroinës franceze me ë në fund, Zhanë D’Ark. Por kjo nuk është as e para dhe as e fundit herë që ato pak tabela orientuese janë plot gabime.
Sigurisht une jam dakort me faktin qe tabelat mund te jene plot me gabime drejtshkrimore, mirepo gabimi i bere ne kete tabele eshte po ky qe bej une teksa shkruaj kete blog. Per mungese kohe dhe mjetesh perdor e ne vend te ë.
Per sa i perket emrit Zhanë, ai shkruhet me ë ne fund (per ta dalluar dhe nga mashkulli Zhan), vetem se ë-ja nuk shqiptohet. Ajo sherben ne kete rast vetem per te zgjatur zanoren paraardhese, pra a-ne ne kete rast. Ndodh e njejta gje me fjalen “Tiranë” e cila lexohet “Tiraaan” (pra a-ja zgjatet pak), mirepo qe nuk shkruhet e as lexohet “tiran” (fjale me kuptim krejt tjeter).


Leave a Reply