Mund te shkruaj vargjet me te trishta sonte.
http://www.youtube.com/watch?v=8YFxgEp2O6c
XX
Mund te shkruaj vargjet me te trishta sonte.
Te shkruaj, pershembull: “E yjezuar eshte sonte nata,
e dritherohen, te kalter, yjet e largeta.
Dhe qiellit rrotullohet e kendon era.”
Mund te shkruaj sonte vargjet me te trishta.
E kam dashuruar e ndonjehere dhe ajo me donte mua.
E kam puthur kaq here nen qiellin pafund.
Netesh si kjo e kam mbajtur ne duar.
Ajo me ka dashur e ndonjehere e dashuroja dhe une.
Syte e saj te thelle si t’i lija pa dashuruar.
Mund te shkruaj sonte vargjet me te trishta.
Kur mendoj se nuk e kam me. Kur ndiej se une e humba.
Kur ndiej naten e dendur, qe pa te eshte tis i erretuar.
Si vesa mbi lendina, i zbret vargu shpirtit te lenduar.
Pak rendesi ka qe s’e ndali dot zemra.
Ajo s’eshte me mua e plot yje ka nata.
Kjo eshte e gjitha. Larg, dikush kendon.
Larg.
Shpirti nuk me bindet se e humba.
Si per ta afruar veshtrimi im kerkon.
Zemra e kerkon, e ajo s’eshte me mua.
E njejta nate qe zbadh te njejtit drunj te shkuar.
Ne, ata te atehershmit, nuk jemi me njesoj, kemi ndryshuar.
S’e dua me, eshte e vertete, po sa e kam dashuruar.
Zeri me kerkonte eren per t’i peshperitur ne vesh.
E nje tjetri. E nje tjetri do jete. Si me pare i perkiste puthjeve te mia.
Zeri i saj, trupi i saj i qarte. Syte ku i prehej pafundesia.
Me s’e dashuroj tashme, eshte e vertete, po ndoshta prape e dua.
Kaq e shkurter eshte dashuria, kaq i gjate terri e humbja.
E meqe netesh te tilla e kam mbajtur krahesh te mia,
nuk bindet shpirti se e humba.
Megjithese kjo eshte dhembja e fundit qe ajo shkakton
e keto vargjet e fundit qe une i shkruaj.
Pablo Neruda
© Shqiperoi Aida Dizdari, 2002


E mrekulleshme poezia, i mrekullueshem dhe perkthimi… Te faleminderit, Aide!
Alkimisti said this on Qershor 9, 2009 at 1:38 am |
E paske tradhëtuar cazë Nerudën ti. Mirë të paska dalë. Sesi është kjo poezia… si ngërç… si dështim për të ndier, kur thoshte një shoku im që mendonte në anglisht. I kam rënë dhe unë dikur në qafë kësaj. Ja tradhtia ime:
Përshëndetje që më përpara.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
.
Të shkruaj, për shembull : « Nata është e yjëzuar
dhe dridhen, të kaltër, yjet, në largësi »
.
Era e natës sillet në qiell e këndon.
.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Unë e desha, e nganjëherë dhe ajo më deshi.
.
Në netët si kjo e kisha ndë krahë.
E putha disa herë nën qiellin e pafund.
.
Ajo më deshi, nganjëherë dhe unë e desha.
Si të mos i kem dashur sytë e saj të mëdhenj e të përhumbur.
.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Të mendoj se nuk e kam. Të ndjej se e kam humbur.
.
Të dëgjoj natën e stërmadhe, më të stërmadhe pa të.
Dhe vargu bie mbi shpirt si vesa mbi bar.
.
Sa rëndësi ka që dashuria ime s’do mund ta shohë.
Nata është me yje dhe ajo s’është me mua.
.
Kjo është e gjitha. Diku tutje, dikush këndon. Diku tutje.
Shpirti im s’kënaqet me ta pasur humbur.
.
Si për t’iu afruar vështrimi im e kërkon.
Zemra ime e kërkon e ajo s’është me mua.
.
E njejta natë që zbardhi të njejtat pemë.
Ne, ata të pastajmët, s’jemi më të njejtët.
.
Unë nuk e dua, është e sigurt, por sa shumë e desha.
Zëri im kërkonte erën për të prekur veshin e saj.
.
E tjetërkujt. Do jetë e tjetërkujt. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj, patjetër. Sytë e saj të pafund.
.
Unë nuk e dua, është e sigurt, por ndoshta e dua.
Eshtë kaq e shkurtër dashuria, e kaq i gjërë harrimi.
.
Sepse në netë si kjo e kisha ndër krahë,
Shpirti im s’kënaqet me ta pasur humbur.
.
Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që më shkaktoi
dhe këto janë vargjet e fundit që i shkruaj.
~
përktheu nga spanjishtja: dr. anonim
dr.anonim said this on Qershor 14, 2009 at 3:02 am |
Dr. Anonim… tradhetite e mia ndaj Nerudes jane akte dashurie…jo perkthime por shqiperime e kjo do te thote pershtatje e poezise per lexuesin shqiptar.
Te pershendes edhe une e te falenderoj qe e solle ketu perkthimin tend.
TE mira
-a-
HenaBlu said this on Qershor 14, 2009 at 2:57 pm |