Home
Miresevini ne blogun tim personal.
Te shkruarit ka qene per mua shume gjera te ndryshme ne kohe te ndryshme.
Ka qene menyra ime per t’u thene te gjitheve ate qe mendoj pa ua thene drejtperdrejt. Me pas u be menyra ime per te cliruar turbulliren qe kisha brenda. Dikur me shpetoi jeten. Pastaj u be pjese e rendesishme e saj.
Nese eshte e vertete qe te shkruarit sherben si ure komunikimi, sigurisht kjo vlen vecanerisht per mua. Marr copeza gjerash qe ndodhin, i perziej, u shtoj ereza dhe i shkruaj. Asgje s’eshte sic duket, ama gjithcka aty brenda me perket e une jam ne cdo vend.
Nese ti qe lexon keto faqe ngarkohesh me paragjykime te kuptoj. Eshte e vertete qe shume gjera behen ne emer te artit dhe arti shpesh shfrytezon realitetin, ama une kam zgjedhur te jem e kujdesshme ne gjerat qe bej dhe ne realitetin qe zgjedh per te pasqyruar ne ate qe bej e qe s’po e quaj ende art. Megjithese te shkruarit eshte pjese e rendesishme e jetes sime, nuk eshte e gjithe jeta ime. Une besoj qe arti duhet te ekzistoje per t’i sherbyer jetes e jo anasjelltas.
Kam shkruar qe ne vogeli. Qe kur e kam ndjere veten te rritur, kam vendosur ta bej publike ate qe shkruaj ngase kam zbuluar se e kam te nevojshme te them publikisht, ne menyren time, ate qe mendoj. Ky eshte qellimi i ketij blogu.
Ky blog eshte nje eksperiment, keshtu qe kerkon pak durim nga ana jote… Fillimisht gjerat mund te levizin, postimet jane ende provizore… Shume pune duhet bere )…
Kthehu prape per te pare ndryshimet.


…ej!…:) lexova ca poezi dhe më pëlqyen edhe pse është akoma mëngjes. Do kthehem prapë.
akvll-naja said this on Shtator 2, 2008 at 11:02 am |
Miresevjen akvllnaje…
HenaBlu said this on Shtator 7, 2008 at 1:04 am |
Ej… vargjet e tua me freskuan. Faleminderit.
Miqesisht,
Eni
(“Rebele” tek f.sh.)
Eni said this on Maj 27, 2009 at 7:52 pm |
Miresevjen Rebele… Eni… kisha kohe pa te ndjere:)
Te falenderoj per fjalet e mira…Ti e di qe nje poet ka nevoje per to…
Me mirenjohje,
HenaBlu
HenaBlu said this on Maj 27, 2009 at 11:34 pm |
Ti, vargjet e tua, ngjyrat e tua me japin nje energji te vecante sidomos ne momente kritike.
Ty ,backgroundin tend sigurisht edhe artin tend do ti pershkruaja si nje koktej Adrenaline + Analegjezikesh, shake them together and the result is exactly YOU.
Faleminderit qe me kenaq, Faleminderit qe TI je TI.
Do te kthehem ne kete blog perseri dhe perseri….
P.S : Fotoja e vene ketu me ngjall nje transference te jashtzakonshme, realisht me ke mahnitur.
Herta said this on Maj 29, 2009 at 5:30 pm |
Eshte e ndersjelle Herte… shume e ndersjelle… Te perqafoj…
HenaBlu said this on Qershor 1, 2009 at 12:17 pm |