•Maj 19, 2009 •
3 Komente
Njerez qe afrohen si zift
te te mbeshtjellin me fjale,
te te veshin me rroba qe s’ke zgjedhur…
…te te heqin nje ngjyre,
te te shtojne nje njolle…
Njerez pa kohe,
pa qellim,
me jete rutine
qe te gjithe i lajne ne nje lume,
ne te njejten cektine.
Njerez qe s’te njohin,
qe s’dine te te shohin,
qe vezhgohen e mendojne
se te gjithe jane njesoj…
…njerez plastike,
pa dinamike,
per te cilet eshte mekat
te hapen zemrat
a t’u dish emrat.
© Aida Dizdari, 2009
Postuar në 2009, Poezi
Etiketa: Aida Dizdari, henablu, letersi shqip, Poezi
•Maj 14, 2009 •
Lini një Koment
Male te heshtur, male te larte,
male te kerrusur, te lyer me gjak…
…male me maja qe cikni ne qiell
male me majat djegur nen diell…
…kur pate!
Kur degjuat!
Te mjeret vigane!
Thirret… renkuat…
S’u tutet nga gjaku qe derdhen barbaret,
gjak qe rrodhi si lume!
U tutet nga gjaku qe derdhen shqiptaret!
O maja me bore c’ju zu!
Kuja e nenes qe qau per birin, s’ju trembi,
ne lufte kur i ra…
…ju trembi thirrja e gjakut te arberit:
Shqiptari u vra me vella!
Dhe Korabi c’oshetiu:
“Hej c’gjeme, o bij, na griu!”
Se s’eshte as greku, as gjermani,
as turku, as italiani;
jane bijte e kesaj toke
e therrasin “meme”
e therrasin loke
Bashke Shkodra edhe Vlora,
Gjirokastra e Tropoja!
S’ka as came, as kosovare;
s’ka fierake, s’ka korcare,
s’ka beratas, mirditore,
s’ka veriore, s’ka jugore!
Ne nje komb te gjithe jemi.
Te gjithe meme e bese nje kemi!
Kemi gjakun e te pareve:
Jemi bij te shqipetareve!
© Aida Dizdari, 1997
Postuar në 1997, Poezi
Etiketa: Aida Dizdari, letersi shqip, patriotike, Poezi, trazirat 1997
•Maj 14, 2009 •
2 Komente
Ne jemi
e kemi perreth
shtriga e shtrigane
pa proces
gjykimi,
herezia
s’eshte me
e heretike
jane njerezit si une
ne emerues te perbashket
ku te gjallet
kane frike prej te kallurve
ne puse te zeza
e maska te bardha,
te qeshura.
Ne jemi
ne nje kosh me plehra
ku rremujes se brendshme
humbin
e mira dhe e keqja.
Jemi
te dehur nga era
e kalbesise,
ilacesh matufepsjeje
si bime
te mbytura nga grami,
nga helmi,
nga mijra substanca toksike,
nga SIDA epidemike
e semundje false
me balsame vrasese.
Ne jemi
ne nje kosh me iluzione,
me mendje konfuze,
pa mbrojtje
me sulme
nga te gjitha anet
e keshtu ne
behemi papritur kope
ngjishemi pas njeri – tjetrit pa kuptuar
c’na ka sulmuar
rrjetesh
makinacionesh
cudish
barbarizmash qe mendja s’i ze
qe s’do t’i dime ndonjehere
e kam vrer
ndaj botes
me vjen per te vjelle
me mendjet e ceketa
me mendjet e thella
e shtrihem e semure
te vdes dua
e te mos ngrihem kurre!
© Aida Dizdari, 2009
Postuar në 2009, Poezi
Etiketa: Aida Dizdari, henablu, letersi shqip, Poezi
•Maj 8, 2009 •
2 Komente
Kodrat jane ende te ngrohta
nga prekja e gishterinjve te diellit…
…luginat e ujevarat s’e njohin ende terrin!
Ja, ngrihet!
Ja, vjen!
Si lulja ne maj shperthen.
***
Nata ra.
Reshti fryma e eres,
Ofshamat e pyllit rralluan.
Ja, shkon!
Ja, bie!
Si bora veres shkrihet.
© Aida Dizdari, 2006
Postuar në 2006, Poezi
Etiketa: Aida Dizdari, henablu, Poezi, puls
•Maj 8, 2009 •
Lini një Koment
I ndiej therrimet e tua, e di?
…e me mungon fryma
cdohere qe me leshon ndonje…
Thua se jane veç therrime
po i ndiej si ushtri
armatosur deri ne dhembe,
gati per te shembur kufinj,
per te mos lene kufi ne kembe…
© Aida Dizdari, 2009
Postuar në 2009, Poezi
Etiketa: Aida Dizdari, henablu, kufinj, letersi shqip, Poezi, therrime, tundim