Zvarritje

Ej… ne erresire degjova trokitjen e hapave
te kujt s’mbahet me drejt
dhe zhurmen e mbytur te feshferitjes
prej zvarritjes neper mure.

Ej…e di, eshte trupi i tij i bute,
si bora e re qe i mbeshtetet tokes.
E mbeshtjell faqen e saj plot arome
dhe jeten e saj te fjetur e ushqen si prej hapjes se frutit…

Pshehretimen time ndjen ai prej gjoksit
dhe lekundjen e pakontrolluar te kokes…
…ne syte plot mjegull, ashtu, ngul veshtrimin
e prek buzet e nxehta prej afshit te kohes.

Ej…ato caste zvarritja e tij behet zvarritja ime
dhe pikat pafund qe bien prej shpelles mbi te,
te tejdukshme e te ngrohta si krahu i eres,
perzihen ngadale me rrahjet e zemres…

Ej…ne erresire degjova
zhurmen e hapave e shushurimen e zvarritjes
timen dhe te tijen.
Padashur u zhduk fantazma e pritjes…

© Aida Dizdari, 2004

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: