RIMA LII

Do kthehen dallendyshet e erreta
ne ballkonin tend te bejne folete
e do te therrasin prape neper lojra
duke goditur xhamin me flete.

Por ato qe fluturimin ndalen,
qe soditen bukurine tende e fjalen time,
ato qe i mesuan emrat tane,
per to…jo, nuk ka me kthime.

Do kthehen te dendura lulet e majit
te kacavirren muresh te kopshtit tend
dhe prape me bukur do ti celin
lulet e tyre ne ate vend.

Po ato vesepikuarat
qe tek dritherohen pikat ua pame
e te keputen si lote te dites…
Ato…jo, nuk kthehen prape.

Nje dite do ta degjosh ti dashurine
si nje kenge te zjarrte do te bjere,
e zemra prej enderres se vet te thelle
do te te zgjohet edhe njehere.

Po heshtur e rrembyer e gjunjezuar,
si adhurohet Zoti ne altar,
sic te kam dashur kurre s’do te te duan,
ndaj zgjohu ti nga kjo perralle!

Gustavo Adolfo Bécquer

© Perktheu: Aida Dizdari, 2007

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: