Lindje

Lindi nje burre
mes shume te tjeresh
qe kane lindur,
jetoi mes shume burrash te tjere
qe jetuan.
S’ka ndonje ngjarje te shenuar ketu,
vec toke,
toke te Kilit te mesem, aty ku
vreshtat valezuan floknajat e gjelberta,
ku rrushi ushqehet me drite,
ku nga kembet e popullit lind vera.

Parral quhet vendi
i atij qe lindi
nje dite dimri.

Tani s’eshte me
as shtepia, as rruga:
vargmali harboi
hamshoret e vet,
u mblodh fuqia
prej thellit,
malet u celen
dhe fshati u fundos
mbeshtjelle prej termetit.
Keshtu mure prej balte,
portrete ne mure,
mobilje te shprishura
ne dhoma te erreta,
heshtje e prere vec nga mizat,
te gjitha u bene pluhur
te gjitha:
vetem disa prej nesh ruajten
formen dhe gjakun,
vetem disa, dhe veren.

Vera vazhdoi gjallimin
duke u ngjitur pergjate rrushit
te shkerrmoqur
nga vjeshta
endacake,
u derdh ne vozat e shurdheta,
ne fuci qe u ngjyen me gjakun e saj te embel
dhe atje poshte tmerri
i tokes se frikshme
vazhdoi te ndiehej
po aq gjalle, aq lakuriqshem.

Une nuk kam kujtime
peisazhesh a kohesh,
fytyrash a pamjesh,
vec pluhur te paprekshem,
nje cep vere
dhe varreza ku me shpune
te shoh mes varresh
gjumin e nenes sime.
E meqenese fytyren e saj
s’e kisha pare ndonjehere
e thirra mes te vdekurish per ta veshtruar,
po si te varrosurit e tjere
ajo s’di, s’degjon, s’u pergjegj
mbeti e vetme atje, pa bir,
e grindur dhe rreshqitese
mes hijesh.

Prej andej jam, prej atij
Parralit me token e dridhshme,
toke e ngarkuar me rrushin
qe lindi
prej se vdekures memes sime.

Pablo Neruda

(Memorial de Isla Negra – Aty ku lind shiu)

© Perktheu: Aida Dizdari, 2007

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: