Deti i pare

Zbulova detin. Nga Karaue(1)
buronte Kautini(2)
e ne avullore nisen te me mberthenin
enderra e jete
qe mbi qerpike ma leshuan pyetjen e vet.
Zog apo femije i brishte,
studiues i vetmuar a peshk i trishte,
çapitesha vetem mbi kic,
i shkeputur
nga lumturite,
ndersa bota
e varkes se vogel
me s’me shihte
e mjegullonte fillin
e fizarmonikave,
hanin dhe kendonin
kalimtaret,
te ujit e te beharit,
une mbi bash, i vogel,
jo njerezor,
i perhumbur,
akoma pa mend e pa kenge,
pa gaz,
terhequr nga levizja e ujrave
qe mes malesh veconin ngadale
per mua vetem, ato vetmi
per mua vetem, ate ecje te paster
per mua vetem, gjithesine.

Dehje lumenjsh,
lumenj pyjesh dhe aromash,
gure te papritur, peme te djegura,
toka te vetmuara e te plota.
Bir i atyre lumenjve,
mbijetova
duke vrapuar neper toke,
neper te njejtat brigje
drejt se njejtes shkume
dhe kur deti i atehershem
u perplas si kulle e plagosur
e u ngrit i kreshperuar nga zemerimi,
doli nga rrenjet, m’u rrit atdheu
u thye njetrajtshmeria e drurit:
burgu i pyjeve
hapi nje porte te gjelber
nga ku vala hyri me bubullime
dhe jeta ime u shtri
me nje goditje deti, ne hapesire.

(1) Karaue – Qytet ne Kili
(2) Kautini – Lume ne Kili

Pablo Neruda

(Memorial de Isla Negra – Aty ku lind shiu)

© Perktheu: Aida Dizdari, 2007

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: