Memeza

Andej vjen memeza
me nallanet e drunjta.
Mbreme fryu ere e akullt,
u thyen catite, rane
muret dhe urat,
uleriu nata e tere megjithe pumat…
…tash ne mengjesin
me diell te ngrire,
memeza ime, zonja
Trinidad Marverde,
vjen e embel
si fresk i ndrojtur i diellit
ne krahina stuhish,
si pishez e brishte,
teksa shuhet e ndizet
qe udhen ta shohin te gjithe.

Oh memeze e embel-
-njerke
s’te kam thirrur dot kurre-
tani
me dridhet buza tek te quaj keshtu,
se qe kur kam hapur kapakun e dijes
e kam pare miresine nen tuniken e vjeter,
te erret,
ne shenjterine me te dobishme:
ate te ujit e te miellit;
ti ishe e tille: jeta te mbrujti buke
dhe aty u ushqyem prej teje,
prej dimrit te gjate ne dimer te shkrete
kur shtepia pikonte brenda;
thjeshtesia jote e gjithendodhur
kafshonte atehere
drith te hidhur varferie
si te ish duke ndare
nje lume me margaritare.

Eh, meme, si kam jetuar
pa te kujtuar
cdo cast?
Nuk eshte e mundur.
Marverden tend e kam ne gjak,
mbiemrin
e bukes qe ndahet,
te atyre
duarve te embla
qe prej thesit te miellit
qepen pantallonat e mia prej femije;
te asaj qe beri gjelle, lau e hekurosi,
qe na qetesoi ethet, qe mbolli
e kur mbaruan punet te tera
atehere kur mund te rrija drejte
ne kembe te forta,
ajo iku, ne qivurin e vockel…
…e erret dhe e permbushur,
per here te pare u preh
nen shiun e ashper te Temukos.

Pablo Neruda

(Memorial de Isla Negra – Aty ku lind shiu)

© Perktheu: Aida Dizdari, 2007

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: