Historia e “Stines se Peste”

Shume njerez me kane pyetur mbi dialogun poetik e ndoshta, blogu im eshte vendi me i mire per te folur per te.
Nuk deshiroj te analizoj librin, pasi kete e kane bere me pare te tjere, keshtu qe do te shkruaj thjesht per ate qe une e kam jetuar.

Kur bera nje koment mbi nje poezi te njefare whisper-i, te cilin kisha kohe qe e lexoja, nuk mund te me shkonte nder mend se ky ishte shkrimtari dhe poeti i talentuar Artan Hasani. Komenti im ishte i thjeshte… dy fjale… Nuk mund te kisha thene me teper. Nuk do te dija te thoja me teper. Ne fund te fundit kjo eshte dhe aresyeja pse shkruaj poezi. Ato jane nje menyre sintetike per te shprehur gjithckane qe une permbledh!
Epra, whisper, iu pergjigj komentit tim te shkurter…me nje poezi. Ishte nje poezi e vockel dhe e brishte, e cila me shpoi diku brenda, ashtu si nje pike uji qe bie mbi rere. Nuk mund te mos i pergjigjesha. Kurioziteti dhe sfida jane dy pika te dobeta te miat!
Iu pergjigja pra whisper-it dhe keshtu filloi ky fare ping pongu i cili, zbulova me kenaqesi, nuk me intrigonte vec mua. Pa dashje, kishim dale te dy ne skene e tashme, dialogu ne vargje qe bere nje detyre e bukur.
Ishte koha te njihja whisper-in megjithate ne nuk mund te takoheshim. Kjo per aresye se ishim nja 2000 km larg. Megjithate sot ka shume menyra te njohuri e interneti, i cili qe vendi ku lindi dialogu poetik, na e ofroi dhe kete mundesi. U njohem pra virtualisht dhe se bashku skicuam ate qe do te behej “Stina e peste”.
Njehere Artani me pat thene: “Nje nga aresyet pse ky dialog eshte kaq i bukur eshte se neve nuk na mungon guximi!”. Sigurisht Artanit nuk i mungon guximi e kjo shihet ne teresine e vepres se tij. Une akoma po provoja veten. Sa mund te shtyhesha? Sa larg mund te shkoja? Dhe sa larg mund te shkonin njerezit qe me rrethonin pa u rene pre e mentaliteteve te mykura, e paragjykimeve qe habitshmerisht banojne me njerezit me te shpenguar ne dukje? Sa larg mund te shkonin lexuesit pa ngaterruar autoret me personazhet, ashtu si neper filma, ku shpesh adhurimi per aksh aktor na vjen prej adhurimit te personazhit?
E keto nuk qene frika te pabazuara ngase incidente gjate udhes kane ndodhur, mirepo ajo qe po benim, qe na frymezonte aq teper, ishte nje sfide e papare ndonjehere me pare: Nje dialog ne vargje, nje histori qe askush s’e dinte se si do te perfundonte e qe shpeshtillej live ne nje forum.
Ishim ne, poetet aty, personazhet tane, por gjithashtu, po aq protagoniste ishin dhe lexuesit tane, te cilet me komentet e tyre i drejtonin personazhet po aq sa dhe ne.
Ne fund, erdhi libri, botimi im i pare serioz, nje shperblim qe nuk e prisja, per te cilin nuk mund te mos ndihem krenare. I dha fund makthit tim, pra asaj idese qe me pengonte te botoja qofte dhe nje varg, frikes se libri im i pare do te mykej bibliotekave.
Ashtu si edhe dialogu, mendoj se ky liber eshte i pari ne llojin e vet. Eshte i teri MADE ON THE INTERNET! Foto e kopertines eshte dhuruar nga nje adoleshente e talentuar amerikane, vete kopertina dhe dezajni jane bere ne Itali, parathenia gjithashtu eshte bere nga nje italiane, libri eshte shtypur ne Shqiperi, por eshte lexuar me pare nga shqiptare te shperndare neper bote…dhe se fundmi eshte shkruar nga poete, qe njihen, qe jane miq tashme, por qe ende nuk jane takuar per t’i shternguar doren njeri – tjetrit.
Ky liber eshte produkt i epokes ku jetojme, aty ku virtualja dhe realja nderthuren e ngaterrohen aq sa mezi dallohen prej njera-tjetres, aty ku kufinjte humbin dhe bota pa pritur, zvogelohet.

P.S. Per ata qe e kane pelqyer librin “Stina e Peste” e qe do te kishin dashur ta ndiqnin live, po njoftoj se nje dialog i ri ka filluar tek Forumi Shqiptar, ne nenforumin e letersise.

5 Koment (+add tuajt?)

  1. artan gj hasani
    Kor 03, 2008 @ 15:41:46

    🙂

    ps.me pas do e plotesoj edhe une historine e “Stines se peste” me pjesen time te rrefimit…pra nje dialog rrefimesh kete rradhe…lol

    Përgjigjjuni

  2. artan gj hasani
    Kor 04, 2008 @ 12:54:30

    Nuk dija asgje per Bluemoon, personin qe kishte lene nje shenim te sajin mes dhjetra komenteve te lexueasve te tjere te nje teme poetike e imja ne forumin e vjeter, aty ku filloi Stina e peste te cele lulet e saja te pazakonta…
    Nuk dija as moshen e saj…as emrin…as ngjyren e syve apo te flokeve…Nuk dija nese i pelqenin Beatles dhe Raveli… Cvaigu…Remarku apo Bodler…Nuk dija asgje per te…Nuk dija ku jetonte, por ndjeva qe jetonte dhe…kjo mjaftoi.
    Iu pergjigja komentit te saj te vockel me nje strofe te vockel…dhe keshtu nisi chati yne poetik…sic thote Aida, live mes shume syve qe nisen te na ndiqnin fillimisht me kersheri…pastaj me deshire…e ne vazhdimesi me fanatizem derisa e kuptuam qe ata ishin spektatoret te cilet mund ta duartrokisnin, por edhe mund ta fishkellenin spektaklin poetik qe pasoi…
    Une ne pergjithesi jam spontan..ne jete dhe ne vargje…dhe pikerisht ky spontaneitet jo rralle me ka bere viktime keqkuptimesh te cilat jo gjithnje kane qene zbavitese…
    Dilema e pare ne fillim te atij dialogu poetik ishte: A duhet te mbetesha spontan perballe te panjohures Bluemoon, apo duhet te isha i kujdesshem dhe formal ne poziten e sigurte por aspak te preferuar te pritesit?
    Dilema e dyte ishte: A do te mundeshin valle replikat tona te mbeteshin poetike apo shume shpejt kersheria dhe fantazia do te shterronin…perroi poetik do thahej dhe ne fund te tij do dilnin ne pah guret e lemuar aq te ngjashem e te merzitshem ne ngjashmerine e tyre?
    Pas nje hezitimi mes dilemash brenda meje, hezitim qe zgjati vetem disa caste u clirova nga vrasesit e spontaneitetit…Me sakte fillimisht ishte Bluemoon qe ma lehtesoi kete gje…
    Poezi…replike poetike…pergjigje..citime…duartrokitje…nje poezi tjeter…perseri nje loje dritehijesh qe akoma nuk kishte marre forme…Nje loje dritehijesh qe nuk luhej ne murin e braktisur nga drita e venitur e henes dhe deget pa gjethe te vjeshtes…por nje loje dritehijesh qe vertet luheshin nga nje hene…por nga nje hene blu qe ne prizmin e kurreshtjes time do te shpaloste spektrin e saj shumengjyresh me ngjyra te panjohura nuancat e te cilave nuk u bindeshin ligjeve te thyerjes se drites, nje hene para se ciles ulurima e ujkut te legjendes do te shndrrohej ne poezi 🙂
    Nejse…mund te shkruaja me shume…por ca ndjesi jane aq te bukura se nuk dua t’i ndaj me askend ne keto rreshta te ketij komenti…e as me Bluemoonin…Jo se jam egoist…lol…por sepse DIALOGU POETIK VAZHDON dhe do vazhdoj t’i ndaj me te…
    Ditenetet e Stines se Peste edhe pse nuk figurojne ne asnje kalendar apo tekst shkollor gjeografie do te vazhdojne te ofrojne mikroklima qe do te hutojne meteorologet dhe parashikuesit e motit…lol
    Faleminderit mike e dashur Aida qe spontaneitetin tim poetik aq mencurisht e mbolle ne brigjet e sigurta te vargut tend… 🙂
    Me kete rast falenderoj te gjithe lexuesit tane dhe vecanerisht dy persona te dashur qe ne kane mbeshtetur me pranine e tyre morale dhe fizike prane nesh gjate tere sfides sone delikate poetike… 🙂

    Përgjigjjuni

  3. HenaBlu
    Kor 04, 2008 @ 18:27:18

    Faleminderit per urimin dhe per kontributin tend te kendshem e te mirepritur ketu 🙂

    Përgjigjjuni

  4. elita
    Pri 26, 2011 @ 10:15:00

    dialogu formohet prej dy personave

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: