“Më mirë punën, se burrat!”

“Më mirë punën, se burrat!”

Ballsh, divorc kolektiv për t‘i shpëtuar reformës

Lënë burrat për të mbajtur punën. Dhjetë gra, të cilat punojnë në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, kanë kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshortët, duke e parë këtë si mënyrën e vetme për të mbajtur vendin e punës. Gratë ishin dje në Gjykatën e Fierit për të regjistruar kërkesën për divorc. Vendimi ekstrem ka ardhur pasi administrata e kompanisë ARMO ka vendosur të mos lejojë punësimin e dy bashkëshortëve në një ndërmarrje. Dhjetë gratë punojnë në Kombinatin e Ballshit bashkë me burrat e tyre dhe sipas kritereve të vendosura, ose ato ose burrat duhet të dalin pa punë. E vetmja zgjidhje në këtë mbetet divorci dhe këto gra kanë vendosur ta shfrytëzojnë mundësinë e fundit.

Gazeta Shqip

Sigurisht kjo mund te duket çudia e radhes, mirepo ne te vertete eshte rrenqethja e radhes.  Te ben te reflektosh thelle per kushtet e deshperuara ne te cilat shtyjne ekzistencen e tyre nje pjese e mire e shqiptareve e njekohesisht eshte nje zgjedhje interesante e korporatave, te cilen sinqerisht ende nuk e kam kuptuar ku bazohet ligjerisht. Me vjen gjithmone nje pyetje ne koke: “Cili eshte kufiri? Kur politikat e korporatave behen politika te shkeljes se te drejtave te njeriut?”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: