“Te jetosh ne ishull”

Lexoja dje intervisten e Z.Blushi dhene nje gazete shqiptare dhe mbeta gojehapur. Kjo eshte aresyeja pse po i sjell ketu disa postime te miat ne nje forum.

Replike 1

E lexova librin e Z.Ben Blushi dhe mendova me vete pikerisht ate qe thote shpesh nje miku im (DP): “Fjala e lire eshte nder”. Mirepo fjala e lire si nder qe eshte duhet nderuar gjithashtu perndryshe fjala kthehet ne brockull e brockullat nuk nderojne askend megjithese eshte mire qe dhe ato te thuhen lirisht.
U perpoqa ta lexoj kete liber pa paragjykime te asnjelloji, aq sa eshte e mundur prej njeriut. Nga ana artistike, mund te them se libri duket sikur nuk eshte bere nga e njejta dore. Ka pjese te arrira e te realizuara kendshem per shijet e mija ndersa pjesa tjeter me duket si nje mur i lyer nga nje bojaxhi inekspert i cili vetem e llangos murin ne perpjekje per te pikturuar afreske. Me duket nje perpjekje feminore dhe sigurisht e deshtuar per te sjelle Makondon e Markesit ne Shqiperine e Blushit. Perpjekja deshton sepse sipas meje Shqiperia eshte Makondo po aq sa edhe Blushi, Markes.
Me te ashtequajturin “erudicion” te Blushit me erdhi shume per te qeshur, jo sepse une di shume, por kur di aq sa te kuptoj se Blushi shpesh ia ka zhytur kot, mendo c’kane per te thene per te studiuesit e mirefillte.
Heronjte e romanit te Blushit jane habitshmerisht te ndyre, perfshi edhe kampionin e tij Arianit Komneni i cili arrin deri ne ate pike sa te mos tutet para orgjive e incestit, por te vdese nga turpi i konvertimit.
Si shqiptare me beri pershtypje se kristianet (katolike e ortodokse) e Blushit ishin te eger, raciste e parardhes primitive te Ku Kluks Klanit. Ata nuk e kishin problem te vrisnin shqiptaret per fe, nuk e kishin problem te tradhetonin qyteterimin e tyre kristian per te qene “kryetare keshilli” e nuk e kishin problem te manipulonin, tradhetonin, vidhnin e vrisnin bashkeqytetaret e tyre, vellezer te nje feje (banda e Marin Kuriles). Me beri pershtypje ideja e Blushit se kristianizmi u perhap me shpate e jo (sic e kisha lexuar une) nepermjet predikimeve te Shen Pjetrit.
Me beri pershtypje se myslimanet e Blushit ishin injorante, vrases e grabites. Me beri pershtypje versioni i Islamit qe Blushi perpiqet t’i lere ne dere lexuesit (flas per teorine) perfshi ketu dhe kendveshtrimin racist e islamofob.
Me beri pershtypje lartesimi i races greke karshi asaj shqiptare. Me beri pershtypje Voskopoja = Paris dhe Korca = barbarland.
Me beri pershtypje se heroi yne kombetar ishte nje delirant egoist qe vuante per t’u bere mbret i shqiptareve e per kete do ta kishte shitur vete Shqiperine. Me beri pershtypje se heroi yne kombetar ishte tradhetar e bukeshkale.
Me beri pershtypje se Ali Pashe Tepelena ishte nje psikopat kusar biseksual.

Sigurisht une mendoj se njerezit duhet te kene forcen te shihen ne pasqyre megjithe difektet e tyre, por nuk mendoj se Shqiptaret kur shihen ne pasqyre shohin Kalibanin. Sa keq qe Beni sheh kete shemti dhe aq me keq nese Beni e kalibanizon identitetin shqiptar me kast. Ne te dyja rastet ai ne syte e mi zvogelohet e behet transparent, pak si historia qe ai shpik e pak si banaliteti i ketij romani qellimi i te cilit sigurisht me sygjeron se ketu Beni nuk ka ecur vete.

p.s. Shume i kane justifikuar gafat e Benit me faktin se eshte trillim. Nese dikush vendos te trilloje, le te trilloje dhe emra, situata, vende e personazhe sepse kur behet fjale per ikona te nje kombi, duke marre parasysh se nje liber eshte burim dije, nuk mundet dhe nuk duhet ta ushqejme shoqerine tone me pallavra te tilla. Cmitizimi i figurave tona historike eshte nje gje, por perdhosja e tyre eshte tjeter gje.

17 Maj 2008

Replike 2

Tentativa per ta identifikuar kete liber me thjesht fyerjen e myslimaneve eshte e gabuar. Objeksioni im ndaj ketij libri (pamvaresisht se besoj ne respektimin e cdo besimi) nuk eshte ceshtje feje.

Blushi fyen myslimanet shqiptare hapur ne ate liber, ne menyren me te ndyre te mundshme. Mirepo nuk eshte kjo ceshtja sic e thashe me siper. Ne nje kornize gjoja islamofobe ku te gjithe besojne se konvertimi i shqiptareve eshte ne qender, ai propozon modele te ndyra te te krishtereve shqiptare.
Nder te tjera ai thote: “Greket kishin c’ti jepnin perandorise osmane (aludon trurin) ndersa ne nuk mund t’i jepnim asgje” dhe ai e ben kete duke e ditur se perandoria osmane ka qene e influencuar maksimalisht nga shqiptaret.

Blushi perdhos shqiptaret plotesisht, qofshin keta shqiptare myslimane apo te krishtere e nese te paret i fyen hapur te dytet i nxjerr si injorante te eger qe nuk vlejne per asgje pervec shqiptareve te Voskopojes, ku duke cituar Blushin, “prifterinjte ishin truri” (ergo greket). Perdhosja e Islamit pritet, kuptohet e lexohet lehte, keshtu qe eshte shume e lehte te hidhet poshte (edhe sepse gafat jane te papara), mirepo ajo ndaj te krishtereve shqiptare eshte edhe me tinzare. Ajo shket ne hije dhe shume mendojne se duke perkrahur nje antimysliman, po demtojne Islamin shqiptar pa e kuptuar se ne te vertete po demtojne po aq kristianizmin shqiptar ose me mire te themi, po demtojne te qenit shqiptar, po demtojne IDENTITETIN SHQIPTAR ME SIMBOLET E TIJ, ME POPULLIN E TIJ, ME HISTORINE E TIJ E ME SIMBOLET E VETA KOMBETARE.
Me kete situate ne te cilen eshte Shqiperia, me problemin cam, me ekonomine ne duart greke, me emigrantet shqiptare qe ne Greqi po heqin te zinjte e ullirit, me Himaren e me Bollanon, ky roman duhet te kishte titullin “Thika pas shpine”!!!

….

Sa per Shqiperine, ajo ka jetuar ne ishull per 50 vjet dhe ajo nuk duhet te jetoje ne ishull…Shqiperia eshte pjese e botes, e asaj myslimane po aq sa dhe asaj kristiane. Identiteti yne eshte i rendesishem (prandaj duhet pasur kujdes nga viviseksioni prej te paditurit) sepse ne castin qe ne do te behemi pjese e familjes se madhe Europiane apo boterore (bota e bashkuar eshte nocion sa islam aq edhe kristian) ne duhet te hyjme me koken lart si kontribues reale ne kete familje e jo si njerez me identitet konfuz e te ndyre ngase kjo do te na lere gjithmone tek pragu e me koken ulur.

Une nuk jam e nervozuar nga ky roman… thjesht me vjen keq sepse duke qene se nuk e kam lexuar nepermjet kritikave, e di mire se c’thuhet ne te. E kam kuptuar shume qarte idene e Blushit, ide te cilen e kam hasur dhe nder shqiptare te tjere. Sigurisht une nuk paguhem per kohen time qe t’i bej nje kritike dritheruese Blushit, ndaj shpresoj se do t’i falni komentet e mia te shkurtra… Gjithashtu shpresoj qe cilido qe nuk e ka lexuar kete roman ta lexoje dhe me vemendje, duke u ngritur permbi paragjykimet fetare apo mbi hajet e servirura prej kritikeve, duke pasur parasysh shqiptarine ne radhe te pare dhe faktin se askush nuk ben hajer nen parimin “m’a hiq mua nje sy vec lere gjitonin te verber”. E verteta eshte aty dhe kushdo mund ta shohe qarte neper rreshtat e Blushit. Njekohesisht kushdo mund ta deformoje lirshem sepse ne gjithe ate volum ka per te lene e per te marre, e ka dhe material per te mbrojtur teza se gjoja ky roman na cmitizon heronjte apo te tjera si keto.

18 – 19 Maj 2008

Forumi Shqiptar

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: