Lajme me tablete!

Sot firmoset protokolli i antaresimit te Shqiperise ne Nato e Shqiperia hyn ne Aleance me te drejta te plota.
Delijorgji shprehet se eshte i pafajshem, ndersa Mediu i kerkon postet e PR-se brenda 31 korrikut, nderkohe qe deklaron se prokuroria s’e ka thirrur ende. Ish-drejtori i fabrikes ne Gerdec deklaron gjithashtu se eshte i pafajshem ngase i merrte urdherat nga Delijorgji e Henry. Menjefjale, faji mbetet gjithmone anonim.
Taksa te reja vendore per shqipetaret. Ligji kalon ne parlament pa votat e opozites nderkohe inflacioni ne muajin qe shkoi eshte dy here me i larte se nje vit me pare megjithate relativisht ne ulje ne krahasim me fillimin e vitit 2008.
Nese po pyesin veten c’po ndodh me dosjet,Sali Berisha ka deklaruar se ato do te hapen, por vetem per zyrtaret e larte te cilet nese nuk japin doreheqjen, do te largohen me vendim te eprorit.
Ilir Meta denoncon aleancen PS-PD kunder presidentit Topi e PS, nepermjet Ylli Manjanit kunderpergjigjet duke thene se Meta eshte i lidhur me politiken e vjeter e kerkon te minoje opoziten. Dekretet paraardhese te Topit u hodhen poshte nga PD – PS, po me ne fund duket se anetaret e gjykates se larte u shpallen perseri. Te shohim c’do te ndodhe ne parlament, ku do te mjaftoje nje shumice e thjeshte qe te kaloje dekreti i radhes.
Ndersa Edi Rama dhe Erion Brace kane vizione te kunderta ne lidhje me bashkepunimin me PD-ne, i pari akuzon Berishen se po tallet me njerezit kur lajmeron “bum ekonomik” ne Shqiperi.
Nderkohe termet per bluzat e bardha. Vazhdojne hetimet per mjekun Kastriot Dautaj i cili u kap ne flagrance me 50mije leke ne xhep te marra per nje operacion, eshte akuzuar tashme edhe prej nje ish pacientes se tij se i ka vjedhur veshken.
Nje shperthim ne bordin e nje anijeje prane Portit te Durresit, kthen vemendjen tek kalatat lindore te ketij porti, te cilat jane bomba me sahat per shkak te depozitave te karburantit. E meqe jemi ne Durres, ai cifti qe pat vdekur duke ngrene dreke ne Golem, ishte helmuar ngase shishja e veres permbante 150 gr kokaine.Tani po hetohet nje trafik i mundshem i droges se fshehur ne shishet e veres.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: