Mbreteroj…

Mbreteroj nder vise qe ti ke pushtuar,
dikur, kur ishte ende ne fillime koha,
me kryet e divit mbi preher leshuar.
Ushqehet ai prej limfes nga toka.

Ndodhi kur leshove fryme mbi kyce te boreta,
e vezullimin e tyre e fshehe prej diellit,
kur afshi im i nxehte rridhte udhesh te panjohura
e buzesh te perplasej tek buronte prej thellit.

Ndodhi kur nise hobete e lashta ngarkuar
me shtellunga zjarri ne drejtimin tim:
bedena te larte e te drejte u lekunden,
u perkulen, u thyen ne lengezim.

Ndodhi teksa i ndoqe e i dogje lulet
mbi kodra te rrumbullaketa e te gjelberta,
e shkite si lume i rrembyet aty
ku fushat e lemuara hapeshin si shpella.

Ndodhi aty, kur preka token time te lindjes
e ajo, cmpishem, m’u pergjigj me dritherime.
Fuqia prej fuqise se humbur nganjehere,
e gjen prape madheshtine.

I leshova si Eoli ererat
diku puhiza, diku hamshore,
diku heshturazi te terbonin dallge,
diku te gjunjezonin tabore.

Ndodhi teksa zeri m’u mek e m’u shua
e pastaj shpertheu zjarreve,
u perzje bubullimash ne qiej te tu
e thirrjesh te fitimtareve.

Ndodhi aty, kur pushtuesi u pushtua,
si div, i vuri kryet mbi preherin tim,
pa force ne trup, si fletez pemeleshuar
ne gjume te qete, ne udhe pa kthim.

Ndodhi aty qe e ngrita prape kalane
mbi fron, rrezellitese, u ula perseri.
Mbreteroj visesh te pushtuara prej nje divi,
me gjuhe te zjarrta ruaj gjumin e tij.

©Aida Dizdari, 2008

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: