Nusja e pabese – perkthim fare i lirshem

Per kenaqesine e lotshpirti qe deshironte ta degjonte Lorken te fliste plotesisht shqip, botoj ketu kete version te dyte te poezise “La casada infìel”. Alkimistit qe me nxiti ne kete sfide, po ia dedikoj.

Nusja e pabese

Dhe une qe e shpura ne lume;
vashez, e dija, te njome
e ajo kish burre.

Qe nate e Shen Jakut
si ta kishim bere me fjale.
U shuan feneret
e u ndezen bulkthat ngadale.
Me padurim neper qoshe te fundit preka
gjinjte e saj te pergjumur,
qe si dege zymbylash perkedhelur nga era
m’u celen menjehere nder duar.
Ne veshe me kercellisnin tere dantellat e saj,
niseshte – ngrire mermer i cmuar,
si zhurma e thikave qe cajne udhen permes
nje mendafshi te shtrenjte e te lemuar.
Pa driten qe argjendshem lodron neper kurora
pemet perballe na jane rritur,
larg, tutje prej lumit, nje horizont
qensh leh duke uleritur.

Kaluar ferrat edhe zhukat,
xunkthet e murrizat lulebardhe,
kryet e saj flokederdhur si shkurre
nje grope te embel hapen mbi balte.
Une hoqa kollaren,
ajo hoqi fustanin e vet.
Une tutje hodha brezin e armen,
ajo kater korsete.
As nardi me i cmuar e as guackat ne det
lekure te tille s’kane patur ndonjehere,
me kete shkelqim as kristalet zemerhene,
per be as ato vete, nuk dine te rrezellejne.
Me shkisnin kofshet e saj e merrnin arratine
si peshqit ne hauz qe nisin e levrijne,
gjysem te ngrohta mbushur me zjarr
e gjysem te ftohta akull e acar.

Oh ate nate si kam vrapuar
shtigjesh me te mira ku qene e ku nuk qene,
atkinen e sedefte tek e ngisja
e s’kisha yzengji, e s’kisha frere.
Si burre qe jam, s’kam per te thene
fjalet qe ate nate i rrodhen buzesh ne deshire.
Dritez e aresyes me meson te jem,
i matur, i sjellshem dhe i mire.
Prej lumit tutje pastaj e mora,
zhyer me puthje edhe me kum.
Me shpatat e zambakeve era perleshej,
diku ketu, aty, ne lume.

U solla sic jam,
tamam cigan.
Nje shporte te madhe ia lashe dhurate,
per punedore ish, e ishte mbledhur,
rrethuar ish n’atllas ngjyrekashte.
S’desha te dashurohem se kishte burre,
e vashe ish me kishte thene,
per Shen Jak atje ne lume,
kur nder krahe e pata shpene.

© Perktheu: Aida Dizdari, 2008

1 Koment (+add tuajt?)

  1. loti
    Tet 04, 2008 @ 20:06:12

    Flm henablu per perkthimin.Kendshem vertete.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: