Duart e tua

Kur zgjaten duart e tua
dashuri, ne drejtimin tim
c’me sjellin ashtu fluturim?
Pse menjehere m’u ndalen
ne goje;
pse, pra, i njoh
si t’i kem prekur me pare;
a thua para se te beheshin keto duar
mbi bel e mbi balle
me kishin udhetuar?

Erdh butesi e tyre
fluturonjese mbi kohe e mbi ere,
mbi det, mbi tym
e permbi pranvere;
e kur m’i vure duart
permbi gjoks,
t’i njoha krahet
prej pellumbeshe te arte,
e njoha ate ngjyre te grurit
dhe ate argjile, ate balte.

Duke i kerkuar eca pergjate
gjithe viteve te jetes sime.
Kalova shkembinj
e ngjita shkalle,
me shpune ujrat
e me moren trenat,
ne cipe te rrushit
m’u duk se te preka.
Pylli menjehere
ma veshi prekjen tende,
ate butesi te fshehte
bajamja e lajmeronte
derisa ne gjoks
m’u mbyllen duart e tua
dhe aty si dy krahe
shtegetimin mbaruan.

Pablo Neruda
Vargjet e Kapitenit

© Perktheu: Aida Dizdari, 2008

http://www.ciudadseva.com/textos/poesia/capitan.htm

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: