Ti pike uji…

Ti pike uji e uje i embel
lehtas me shket neper fytyre,
si petel nespulle me jep arome,
si amarilus me derdh pak ngjyre.

Ti dredhez pak e zambak bashke,
kur me flet e me veshtron,
prushin perzien e ma ndez gjakun,
me ngaterron, me turbullon.

Ti floke-shkume, sy-muzgetire
me shkund, si vilet, pshehretima,
me ben te zhvishem e neper nate
t’i le, t’i fal hiret e mia.

© Aida Dizdari, 2008

3 Koment (+add tuajt?)

  1. melard
    Tet 13, 2008 @ 08:40:55

    Delikate,gjer ne thyerje kjo poezi,teper e brishte.
    Te preferoj shume me rime.

    Te perqaf.

    Përgjigjjuni

  2. korbi
    Tet 16, 2008 @ 01:03:07

    Nuk e prisja ate “twisted-erotic ending”. 🙂
    Nejse, doja te thoja se uji eshte nje element i perhershem i poezive te tua dhe i jep nje freski qe rralle mund te gjendet neper vargje. Shpesh, te lexosh poezite e tua eshte si te zhytesh koken ne uje dhe te marresh fryme me shpirt.

    Përgjigjjuni

  3. HenaBlu
    Tet 16, 2008 @ 03:11:51

    Hej Mel, si gjithmone une nje kembe pas dhe nje thyerje te lehte te gjunjeve shoqeruar me perkulje te kokes per te te falenderuar qe me viziton 🙂

    Korb… te uroj mireseardhjen ketu… e te falenderoj… Jam e kenaqur tej mase qe i ke ndjere nuancat “twisted” te kesaj poezie. Pata deshire te jem pak provokative e kur buzesh te rrjedhin te tilla fjale kuptoj se ndoshta qellimi eshte arritur.
    Te falenderoj dhe per komentin mbi poezite e mia ne pergjithesi. It is heart-warming and much more.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: