Ka ne bote…2 (ose Per M.)

Ka ne bote njerez si prej qelqi,
te bukur si kristal i punuar,
aq sa kemi frike t’u flasim, t’i prekim,
se mos na therrmohen nder duar.

Ka ne bote njerez te cileve u rri larg,
i admiron ne heshtje e s’guxon t’i pelqesh,
i veshtron si ecin ashtu melankolike,
me nje hije prej Romeoje qe pakkush e vesh.

Ka njerez qe i shkojne pastaj botes
e ti rritesh me ritmet e tua katrahure,
deri kur dikush shkarazi thote:
“More vesh? Romeo eshte semure.”

Ti i shkruan Romeos nje leter te gjate,
pastaj e fshin. Ai s’te ka njohur ndonjehere.
Fjalet te sillen nder mend si zogj te coroditur,
po s’shkruan me. S’ka vlere.

Ka ne bote njerez qe semundjen harrojne,
po semundja s’i harron te dashurit e vjeter.
Dhe jeta te ndal per nje cast
kur merr vesh se Romeo ka vdekur.

Atehere s’arrin dot te shkruash me fjale,
e te rrjedh nje pike e vetme loti a helmi.
Me mendje i thua: “Mirupafshim Romeo”,
ti qe, nga frika, s’i the ndokur: “C’kemi?”.

© Aida Dizdari, 2008

4 Koment (+add tuajt?)

  1. melard
    Nën 04, 2008 @ 15:11:05

    Ahh Romeo Romeo, kjo ishte nje mrekulli. Jashtezakonisht e bukur Henez. Rrjedh,rrjedh fjala jote e mencur. Me dashuri mel.

    Përgjigjjuni

  2. HenaBlu
    Nën 04, 2008 @ 16:52:06

    Eh… fatkeqesisht eshte nje histori e vertete ne cdo detaj. Kur mora vesh qe kishte vdekur me 1 Nentor, me pikoi ne shpirt. Nganjehere gjera te tilla, megjithe tmerrin qe permbajne, sikur te bejne te kujtosh se je ende gjalle, te clirojne nga frika e te detyrojne t’i japesh fjales “jete” nje tjeter kuptim.

    p.s. detajet e milingones t’i nis me email.

    Përgjigjjuni

  3. dituri
    Nën 09, 2008 @ 21:26:55

    nice poems and nice blog

    Përgjigjjuni

  4. HenaBlu
    Nën 11, 2008 @ 17:12:54

    Flm dhe miresevjen dituri… 🙂

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: