Durresi duket bukur…

Durresi duket i bukur kur bie nata.
Kur ka drita, i ka te mjalteta.
Ka njefare vezullimi te papritur
qe s’ta merr mendja ne murretim te dites.
I iken ajo hije gjoli a tymi,
zhduket llumi.
Udhet e pastra,
hijet e hapave tashme te fjetur,
frymen e rende te dites se shkuar,
i sjell te tera nata…
…e atehere me shpupurisje gjethesh
me hap shtigje te arta
e prape me kthehet dashuria
per kete qytet te mallkuar,
(ulet bisha perballe gruas se malluar),
mbi pervelimin leshohet si vese e fresket,
njesohet me naten e qete
e kaq keq ma shprish heshtjen…
…aq sa te ndiej e te shpresoj me shkulme fryme
se e ardhmja ka per te qene ndryshe.

© Aida Dizdari, 2009

7 Koment (+add tuajt?)

  1. Luan Xhuli
    Jan 23, 2009 @ 18:01:44

    Në vend të një komenti…

    …Një hënë ngatëroi rrugën
    dhe u bë blu,pa e besuar..
    Qielli i kishte dhënë vetveten…
    Kur erdhi agimi,
    ja xhveshi fustanin e mbrëmjes
    duke e magjepsur…
    Më e bukur u bë,
    Ishte në Durrës
    bukuroshja e tija…
    Urime per poezine. Thjesht fjala Durrës me çon në rininë time të herëshme të 78-ës.Tani kam vajzat e mia , në moshen e atëhershme…
    Përgëzime dhe faleminderit për kënaqësinë që më japin krijimet e tua..
    Luani xhulil@yahoo.com

    Përgjigjjuni

  2. whisper
    Jan 23, 2009 @ 21:22:36

    Moj vajze…lere Durresin ( mos e lere kurre!) po na jep llogari ketu para kolektivit nga ke humbur…(lol)

    Te pershendes, mikje ime!

    🙂

    Përgjigjjuni

  3. HenaBlu
    Jan 23, 2009 @ 23:09:00

    Luan, ju falenderoj per vargjet dhe per viziten tuaj… Jam pa fjale…

    Përgjigjjuni

  4. HenaBlu
    Jan 23, 2009 @ 23:11:22

    whisper my friend, kam qene pikerisht ne durres… pa internet dhe me shume pune… po kam qene mire… Sot mora nje lajm te shkelqyer ndaj rrezellej perbrenda…
    Ti si ke qene? Me shkruaj…

    Përgjigjjuni

  5. melard
    Jan 24, 2009 @ 22:22:26

    A mor Luan, te kam xhan e di ti. E sheh or mik se c’krijuese mban ky internet? Nje nga keto eshte Hena jone(Aida).

    O Hene, sa mire qe paske ardhur. me gezon qe je ketu se vertet na ke munguar.
    Poezia tronditese. Dy vargjet e fundit ma bene zemren coope. eshte e njejta deshire dhe per mua.

    Te perqafoj

    Përgjigjjuni

  6. HenaBlu
    Jan 25, 2009 @ 07:36:18

    Mel… si gjithmone me kenaq me pranine tende… e si gjithmone me ben te skuqem 😀

    Eshte ndjere dhe mungesa jote. S’kam pasur mundesi te te vizitoj, por tani qe u ktheva ne perditshmerine time do te te lexoj serish, me shume deshire…

    Te perqafoj dhe une 🙂

    Përgjigjjuni

  7. desantila
    Mar 22, 2011 @ 13:31:33

    durresi esht nje vend plot me bukuri dhe i thjesht

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: