Jemi te gjithe shqiptare

Male te heshtur, male te larte,
male te kerrusur, te lyer me gjak…
…male me maja qe cikni ne qiell
male me majat djegur nen diell…

…kur pate!
Kur degjuat!
Te mjeret vigane!
Thirret… renkuat…

S’u tutet nga gjaku qe derdhen barbaret,
gjak qe rrodhi si lume!
U tutet nga gjaku qe derdhen shqiptaret!
O maja me bore c’ju zu!

Kuja e nenes qe qau per birin, s’ju trembi,
ne lufte kur i ra…
…ju trembi thirrja e gjakut te arberit:
Shqiptari u vra me vella!

Dhe Korabi c’oshetiu:
“Hej c’gjeme, o bij, na griu!”
Se s’eshte as greku, as gjermani,
as turku, as italiani;
jane bijte e kesaj toke
e therrasin “meme”
e therrasin loke

Bashke Shkodra edhe Vlora,
Gjirokastra e Tropoja!
S’ka as came, as kosovare;
s’ka fierake, s’ka korcare,
s’ka beratas, mirditore,
s’ka veriore, s’ka jugore!

Ne nje komb te gjithe jemi.
Te gjithe meme e bese nje kemi!
Kemi gjakun e te pareve:
Jemi bij te shqipetareve!

© Aida Dizdari, 1997

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: