Vaji i Dejdamise

Une jam zverdhur per ty Akil,
si nje gjethe vjeshte kam rene ne trotuar,
baltosur e shi-lagur ne vjeshte,
shkelur, shperdredhur nga kalimtare.

Jam bere e tejdukshme per ty e ti
prej luftrave, per mua, nuk hoqe dore,
ne enderren e marre per kenge e per lavdi
mirmidonet prin atje tutje ne Troje.

Akil, nder udhe dashurie sa here i perhumba
gishterinjte ne floket e tu te verdhe…
…me syte e qiellte mbillje prekje e buze,
mbillje zjarr tek une atehere…

…po nder ato floke ka sot te tjere gishterinj
e une s’jam me hark, vec nje shigjete e leshuar.
Ti je heroi legjendar i Iliosit,
luftetar i Briseides yll-shuar!

E une qe te desha te veshur ashtu si grua
me dhjete emrat e tu e te stolisur ne mendafsh,
kur niseshim dy shpirtra e nje mbaronte
pasditeve tona, neteve plot afsh.

Te desha atehere kur me the: “Dejdami,
pa ty s’ka kuptim bota ime,
per ty mohoj Tetide e Pelè,
Poseidon e Zeus… e gjithe faren time.”

Akil te pafundme jane Trojat ti e di,
e te pafundme gjithashtu Briseidat keshtjella,
mirmidonet do te te ndjekin deri ne vdekje
por besome eshte krejt tjeter jeta.

Kthehu Akil se lavdia ngrihet eshtrash
dhe mbulesen e dheut mbi to nuk e ngroh.
Ne gjirin tim ka nje zemer qe rreh,
prej barkut tim filizat gjallojne.

Une jam zverdhur per ty Akil,
si nje gjethe vjeshte kam rene ne trotuar,
baltosur e shi-lagur ne vjeshte,
shkelur, shperdredhur nga kalimtare.

Jam bere e tejdukshme per ty e ti
prej luftrave, per mua, nuk hoqe dore,
ne enderren e cmendur per kenge e per lavdi
mirmidonet prin atje tutje ne Troje.

© Aida Dizdari, 2010

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: