Pluskoj

Pluskoj si fije pluhuri brenda eres
ne vorbull te nje ajri te renduar,
nje kornize te ngrire e te perpikte
thyer prej nje drite te gjymtuar.

S’me mjafton hapesira ne rruget ku rrugetoj
e shtigjet e hapura perkunden mjegullisht
bisqesh te acarte me hije te kristalta
e diejsh te plandosur neper zezeline.

Tepria e ngjyrave eshte perhere e terrte
e une jam e padukshme megjithe vellimshmerine…
kohes kermillore i priten gjunjet…
…tej, ne qiej te ulet dicka vetetin…

© Aida Dizdari, 2013