Eja të pijmë një kafe

Eja të pijmë një kafe
e më fol mendjen tënde të çiltër
me të njejtin shkëlqim në sy
të jetës së saponisur,
si flluskë e ndritshme,
e pandotur…

Eja, merrmë për dore
e më kujto pse jam ende këtu,
pse frymoj e përpiqem me të njëjtin ritëm…
…pse rrëmoj me durim
dheun që më bie përsipër.

Eja e m’i ndje buzët
e më jep nga fryma jote e freskët
ajër për gjoksin e lodhur,
fjalë për gjuhën e tharë…
…çelmë lule të ndryshme,
më mbill një tjetër farë…

Eja të pijmë një kafe…
…e mos më fol për gjëra të thella…
…thjesht kujtomë si shpërthejnë bisqet
e si fryn era…

© Aida Dizdari, 2013

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: