Miqesia

E nje djalosh tha: ‘Folna per miqesine!’

Ai u pergjigj:

Plotesi nevojash eshte miku!
Eshte ara qe e mbillni me dashuri dhe e korrni me mirenjohje.
Eshte sofra e ndanevatra,
ku vini me û dhe e lypni per prehje.

Kur miku ju flet mendjen, s’i frikeni ‘jo’-se ne mendte tuaj
e ‘po’-te s’ia kurseni kur duhet.
E kur ai hesht, zemra s’pushon s’ia degjuari zemren;
se pa fjale, gazthi e pa buje,
miqesise lindin e ndahen te gjitha
mendimet, shpresat e deshirat.
Larg nga miku, nuk brengoseni;
se cka i dashuroni kthjellohet mungeses,
si alpinisti qe malin me qarte e dallon prej fushes.
E miqesia te mos synoje vec shpirt-levrimit!
Se dashuria qe gjithe do, vec shpeshtjelljes se fshehtesive te veta,
s’eshte dashuri, po rrjete qe ze kotesi.

Mikut t’i jepni ajken tuaj.
Zbaticen n’eshte e thene t’ua dije,
bollekun e batices t’ia shfaqni po ashtu.
Mos valle duhet miku vec ne vdekurime?
Lypeni mikun ne oren e jetuar!
Se miku eshte nevoje, e jo zbrazeti e munguar!
N’embeli t’miqesise t’i ndani qeshjet e gezimin,
se n’vese vogelimash e gjen zemra agun e gjallerimin!

© Shqiperoi: Aida Dizdari, 2014

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: