Blete e bardhe

VIII

Blete e bardhe, ne shpirt me bezbezit – e dehur me mjalte
perdridhesh spiralesh te lehta tymi te bardhe.

Jam i deshperuari, fjala pa oshetima…
ai qe te gjitha i kishte, ai qe i ka humbur t’gjitha.

Gjurmezimi im i fundit, tek ti cicerin ankthi im.
Trendafili im i fundit je, ne te shkretin dheun tim.

Ah heshturime!

Mbylli syte e tu te thelle. Aty prehet erresira.
Zhvishe trupin tend prej shtatoreje ku pushon frika.

Ke sy te thelle ku nata krahet rreh,
krahe te bardhe lulesh e trendafile per bel.

Gjinjte e tu te bardhe jane, si prej guaske.
Mbi barkun tend po fle tani nje flutur nate.

Ah heshturime!

Ja ku vjen vetmia ne vendin ku s’je ti.
Bie shi! Pulebardhat vagabonde era perze nga deti.

Uji ecen zbathur udhesh te qulleta.
Prej asaj peme ankohen gjethet si t’semura.

Blete e bardhe, munguese, akoma me bezbezit ne shpirt.
Rijeton ne kohe, e heshtur dhe e holle.

Ah heshturime!

© Shqiperoi Aida Dizdari, 2002

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: