Reliev

Jo ti s’me je i dashur.
Duhej te puthja gjethet e vjeshtes qe te te gjeja.
Duhej te mblidhja skeletet e pemeve djegur nga rrufeja,
duhet te shihja xhamat e thyer te shtepise perballe
e te ndieja te ftohtin nga bluza e gropuar e lypesit ne trotuar.
Jo, ti s’me je i dashur.
Ti me je humbja.
Dhe ti e rishkruan humbjen
aq sa perngjan me fitoren e dikujt qe mund te isha une.
E humbjen e zgjat ne horizont
si fije e arte dhe e ngrohte
dielli lebyres.
Jo, ti s’me je i dashur.
Ti je dhembja. Ajo feksje e kuqe qe perdridhet botesh
qe s’e dinim qe i kishim,
qe i zbulojme cdo here,
si per here te pare…
…gjithnje e me thelle…
…nga kocka ne palce…
Jo ti s’me je i dashur.
Ti je pertej fjaleve,
je pertej jetes,
je si nje gje e ngrohte e pa kohe,
gati e shenjte,
dicka e relievte
mbi esence.

20 Shtator

© Aida Dizdari, 2014

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: