Dhimbje

nga

Alfonsina Storni

Kisha dashur k’te mbremje te hyjte tetori
t’shetisja ne buze te detit atje tej;
t’me shihnin ujrat e gjelbert tek kaloja
e rera e praruar, e te kthjelltet qiej.

Doja te isha e larte e krenare,
e perkryer, si romake, per t’mos qene e huaj
mes dallgesh te medha e shkembinjsh te vdekur
e plazhesh te gjera me detin perqafuar.

Me hap te lehte e sy te ftohte
e goje te heshtur qe te perhumbem;
te shoh granitit, valet e kaltra
si thyhen e t’mos lekundem;
te shoh si zogjte grabitqare hane
peshqit e vegjel e te mos zgjohem;
t’me shkoje per mend se mund te mbyten
varkat e brishta e te mos trishtohem;
te shoh perpara me gushe zbuluar
me t’bukrin burre e t’mos dashurohem.

Ta humb veshtrimin krejt shkujdesur,
ta humb per kurre t’mos e takuar:
te ndiej harrimin e perjetshem te detit
mes k’tij plazh – qielli, statuje lartuar.

© Shqiperoi Aida Dizdari, 2014

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: