J

Eja!
Eja!
Deshe kete?
Kujto se ti e deshe!
E nise ti kete zbulese…
sot,
si atehere…
e ashtu hapur,
celur,
po te ngul gishterinjte
drejt e ne lojezen tende…
…qe eshte lojeza ime…
…e ne buzet e tua
te leshoj
petla,
pikla,
te kerkoj gjurmet e koheve kur u kerkuam,
kohet kur s’u pame,
enderrat qe enderruam
kur vulosja me pike te dyllte,
tehe bese…

***

Eja!
Kam reren nen kembe,
si atehere,
e mbaj era det…
Mbytu serish brenda meje,
e permbushme me vrullin tend,
pengu im i perhershem,
rrahja ime e pezullt…

***

Jemi hidheruar ne te dy,
e jemi kafshuar,
pa dashur,
kemi ndertuar mure
per te mbrojtur dashurine,
pa kuptuar se si
muret ndajne
me shume se mbrojne…

Nganjehere kam dashur t’i shembesh,
bashke me qellimet fisnike
e te me shpetosh si princeshat e perrallave
prej dragonjve te mi te pameshirshem.
Por kot,
se muret ti i kapercen ndohere,
pa me cliruar,
e dragonjte
magjepsur
hiresh te tua,
flene…
…aq sa te me prekesh…
…aq sa te me puthesh…
…aq sa te me duash
edhe nje here…

***

Vec s’te vjen nder mend
se si,
muret me fryme mund t’i shemb.
Se ne fund,
jane dragonjte e mi,
e mund t’i vras ashtu ne gjume.
E deshe pra?
Eja!
Eja e merrme perseri!
Zbuluar,
kujtoj feksjen e gjirit,
harruar jashte,
mbi nje dallge…
…dallga ime ti!

***

Por… jam nje lloj Rozafe e re,
qe s’muroset fare tradhetisht,
nje luledele
qe i rri zogut prane,
nje bisht sirene,
qe s’behet kurre kembe.

Ndaj muret rrine.
Nder mure ta leme dashurine
te endet si shpirt me peng,
a peng i penguar…
…ndalu…
…mos eja…
…jo…
…jo…
…j….

19 Tetor

© Aida Dizdari, 2014

2 Koment (+add tuajt?)

  1. Votren
    Dhj 11, 2014 @ 23:32:51

    Kam thene ndonjehere qe ti shkruan bukur?

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: