4

1.

Kur harron poezine
ajo te harron ty…
…e gjithcka
do
te
kishe
dashur
te nxirrje
vetes
mblidhet si mase,
e trashe,
gjaku e mishi…
…si foshnje qe s’lind kurre,
kur
vazhdon
te rritesh
ti
e ajocka brenda,
s’ndal.

2.

Kur harron poezine,
ajo te harron ty
dhe
gishterinjte nga gjithe-eshte
te ngulen ne trup
e behesh
me shume
e huaj
se vete.

3.

Kur e harron poezine,
ajo te harron ty…
…ti nuk e di
se ajo te ngjet me shume
se gjithe c’te mbeshtjell
permbledh e perkedhel.
Nuk e di se ajo s’te vjen
po vjen nga ti,
se s’eshte ti,
po ti
behesh prej saj,
se kur e thua veten ne te
ajo te thote ty,
paster-thjesht,
ne nje tablo te ngrire,
nje foto-casti,
ku gjithe del
e behet me e qarte.

4.

Kur e harron poezine,
ajo te le pa goje
e si lutje
shkon ne buze te tjera
nevojtare:
ndoshta mendon thjesht se je rritur pertej
se s’te duhet
se je bere bote me teper
e me pak hene.
Kur ti e harron,
ne cast
te ka lene!

10 Dhjetor

© Aida Dizdari, 2015

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: