Mathnawi VI: 255-260

nga

Rumi

Kamja nuk mbetet: vjen ne agim
e naten shperhapet ne ere.
Pamja s’ka pike rendesie
se zbehet fytyra e trendafilte prej grithjes se s’vetmes therre.
As dera fisnike s’ka vlere te madhe
se shume lajthisin me kuaj e pare.
Sa bij, me pune te poshtra
eterve fisnike ua nxine faqen!
Mos i bej shume temena as robit me dhunti
edhe pse m’ate ane, te duket mrekulli…
Perkujto shembullin e Iblisit(1).
Vertet ky teper kish dije,
po meqe te cilter s’e pat dashurine,
s’arriti te shohe te Ademi(2) me shume
se nje figure me balte e argjile.

Shqiperoi nga Anglishtja: Aida Dizdari, 2017

(1) Iblisi, i quajtur ndryshe Shejtan, sipas fese islame eshte nje krijese e krijuar prej zjarri dhe me vullnet te lire. Kur engjejve (te krijuar prej drites, pa vullnet te lire) dhe Iblisit iu kerkua qe te peruleshin para Ademit, Iblisi refuzoi pasi mendonte se nje qenie prej zjarri ishte superiore ndaj nje qenieje prej balte, duke treguar haptazi arrogancen e vet. Refuzimi i Iblisit gjithashtu, duhet kuptuar se erdhi pas argumentimit qe iu be engjejve per superioritetin e Ademit, si qenie qe eshte e afte te mesoje.
(2) Ademi sipas fese islame eshte njeriu i pare i krijuar nga Zoti. Perpara se Zoti ta krijonte Ademin, u deklaroi engjejve se do te krijonte nje zevendes mbi toke. Atehere engjejt E pyeten se pse do te vendoste atje nje qenie qe do te shkaktonte crregullime e do te derdhte gjak, ndersa engjejt e meritonin me shume (sipas tyre) postin e zevendesit. Sic shpjegohet ne Kur’an, ne suren 2, vargjet 30 – 33, Zoti ua thote engjejve aresyen e zgjedhjes se njeriut duke u treguar atyre (engjejve) potencialin intelektual te tij (njeriut). Ademi nuk ishte pra thjesht argjile, por nje krijese me aftesi te vecanta, te cilat Iblisi nuk mundi t’i dallonte, gjykim-turbulluar sic qe nga krenaria.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: