Bio

Miresevjen ne kete blog. Ti ke hyre ketu per te lexuar dicka mbi jeten time e une te falenderoj per interesin (ketu po buzeqesh), mirepo une sinqerisht nuk di nga t’ia filloj keshtu qe po rreshtoj me mire disa fakte, pergjigje te disa prej pyetjeve qe mund te kishe bere…

 

Kam lindur ne nje dite te ftohte, me diell, ne nje qytet bregdetar.

Zhytja e diellit ne det eshte perendimi im ideal.

Ne det jam peshk, dhe si te gjithe peshqit, s’i honeps peshkaqenet.

Per gjellen dhe per shakate s’e kursej kripen.

Bora eshte shume e bukur, vecanerisht kur je veshur mire. Nganjehere me qellon te eci mbi bore me taka spile…

Nuk mund te rroj pa kafe! Po s’mund ta pi kafene me nxitim ose ne kembe… Pirja e kafese eshte ne radhe te pare nje ritual.

Ashtu si guri qe formon rrathe mbi siperfaqe te ujit, nder rrathe i ndaj ndjesite. Disa jane me afer e disa krejt larg.

Pse henablu? Sepse dikur ishte bluemoon. Pse bluemoon? Hmmm… kjo eshte nje histori e gjate…

Po houseofmarble? Sepse me duhej nje pseudonim tjeter per krijimtarine ne anglisht.

Gjithnje lodhem kur s’bej asgje. Nganjehere lodhem kur punoj shume, por ne kete rast nuk kam kohe te ankohem.

© Aida Dizdari, 2008

 

Per me shume:

Radio Spektrum: Dialogu poetik i Aida Dizdarit, “Stina e pestë” në letërsinë tonë

Shqiptarja.com: ’Po ju fashis idenë e përkthyesit tëvetmuar,përkthimi kërkon kthjelltësi’

AtunisPoetry: Dejdami ne Stine Hibride

Klosi News: Interviste me…

 

 

 

4 Koment (+add tuajt?)

  1. Funky Fish Production
    Maj 08, 2009 @ 19:15:58

    E si mund te ishte ndryshe prezantimi i nje poeteje pervecse ne kete menyre! 🙂
    Bukur.

    Pershendetje nga FunkyFish.
    Ah, se per pak harrova te te them, kemi nje te perbashket qe nuk na pelqejne peshkaqenet! 😛

    Përgjigjuni

  2. ilvis pellumbi
    Mar 28, 2015 @ 00:08:16

    Mirëmbrëma. Ndoshta s’jam poet, as kritik letrar apo ku ta di un….
    por poezitë e tua më pēlqyen shumë. Ju përgëzoj.

    Përgjigjuni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: