Kur krijonim dashurine…

nga Nemer Ibn El Barud

Kur krijonim dashurine,
i besonim dashurise.

S’te dua per te pamundur,
por se je e mundur, te une.

Mos ia kerko dashurise kurre
nje aresye per dashurine,
se eshte plot pikepyetje.

Nese s’me pranon
denohesh me pengje.
Nese me dashuron,
denohesh me pengje.

Si plazhi dallgen
mund te te permbaj,
e te te pres.

Shqiperoi: Aida Dizdari, 2017

Zakon e kemi te qajme…

nga Nemer Ibn El Barud

Zakon kemi te qajme
humbjen e gjerave
qe s’i patem kurre.

***

A me thua dot nje fjale,
nje te vetme
qe te mos jete vec fjale?

***

Ta mbushesh vetmine
me kaq emra
e te mos kesh Nje emer
per t’ia vene vetmise!

Shqiperoi: Aida Dizdari, 2017