Dhembja

Dhembja nuk eshte flamur
per t’ua valëvitur ne fytyre
njerezve e as dafine fitoresh:
e kamufluar
dhembja eshte shteg!

Nuk eshte thike
per t’u ngulur ne trupin e mikut
a dashurise:
gris perdet
e verberise.

Dhembja s’garanton te drejta,
as vende nderi,
po shkemb eshte
nga hidhesh ne thell ndryshe te panjohur.

Dhembja nuk është me e madhe
a me e vogel,
e as matet as peshohet.
dhembja dhemb
e kur e sheh ne sy,
t’i hap syte ty!

Shtator

© Aida Dizdari, 2019

uje

ende s’kam mesuar
te jem e plote
e ky shkembim
me gjithe-c-eshte
vazhdimisht,
pambarimisht,
me tregon si jam.

Ne deshiren time per te udhetuar,
ka nje instikt prej pike
uji qe brenda degjon thirrjen
e oqeanit te madh e te heshtur…
…e mire jam ne uje te thelle,
po them,
sa e plote!
kur ne bote
te jem vec uje.

Nuk e mesova ende
te jem e plote
e kjo marrdhenie
me gjithe-c-eshte
vazhdimisht
e krejt pa fund
deshmon si s’dua…

6 Dhjetor

© Aida Dizdari, 2012

Zilka

Tringellin si zilke shpesh e shpesh
ne friken tende prej harreses,
ne tmerrin prej qiellit tend bosh
e dijes se nje dite do te vdesesh.

Une jam prane teje pa tringellime
e tingujt e mi nuk kane heshtur kot.
Se bashku ne nje bote-etje levrijme,
ku ca shohin uje, e ca shohin lote.

22 Mars

© Aida Dizdari, 2010

Per te prekur…

Per te prekur pisllekun
duhen kembe te ndotura:
ato shkelin me lehte mbi kerma.
Gjymtyret e qashter
s’lahen lehte
e kane kujtese
te gjate,
qe i bren
ngadale…

…mbi shputat e zhyera
dhe plehut
ka nje shtrese
qe kujtesen
gjithnje
harron
e ‘ka dhe me keq’
peshperit ne vesh,
nje peshperime
qe s’pushon.

Shtator

© Aida Dizdari, 2017

Syte e dashurise

Oh, si do t’i gjej valle syte e dashurise,
kur aq u perngjanin te tute?!
E me flisje, e zeri te rridhte, e drita
derdhej dashurueshem e bute,

nga ata sy qe m’u duken
det nga me i thelli…
A qene vec pasqyra qe ndritshem
shihnin gjithe kohen nga qielli?

Oh si t’i kuptoj syte e dashurise tani,
kur thashe se te tute qene ata qe duhen?!
E s’bindem dot se mbi ta nata mund te bjere
dhe yjte mund te shuhen!

Oh si do t’i njoh syte e dashurise
kur iluzioni i ngjan se vertetes kaq shume…?!
Me ty a me veten rashe ne dashuri?
U pame valle dikur, a u pashe vec une?

30 Qershor

© Aida Dizdari, 2017

Zërat Më të Vjetër të Mëparshëm