E dija qe banoje te une
kur pyeta mungesen tende.
Te dua me pasion.
Pra nuk te dua, te kerkoj.
Deshira ime e fundit ketu?
Te kem dicka t’me largoje prej ketu.
S’po ke ndonje te re?
Kjo eshte risia!
Nuk dua te ndryshoj
qe t’mos me thote Zoti: ‘S’te njoh’.
Bashke enderruam me gezimin
se qeme bashke, here – here…
Ari e pushteti
s’te shtrajtesojne, te tradhetojne.
A nuk eshte herezi t’i kerkosh falje Zotit
per jeten qe Zoti vete na dha?
Ka raste kur dyshimi
te bind aq sa eshte dhembje
ta largosh.
Vrapova pas iluzionesh
sot me rrjedhin iluzionet.
Mekatojme, disa ne ca te tjere,
me forcen tone njehere
e per faj qe kane te tjere.
Cdo gje nis te vdese kur mendon,
se do zgjase pergjithmone.
Shqiperoi: Aida Dizdari, 2017