Dhembja

Dhembja nuk eshte flamur
per t’ua valëvitur ne fytyre
njerezve e as dafine fitoresh:
e kamufluar
dhembja eshte shteg!

Nuk eshte thike
per t’u ngulur ne trupin e mikut
a dashurise:
gris perdet
e verberise.

Dhembja s’garanton te drejta,
as vende nderi,
po shkemb eshte
nga hidhesh ne thell ndryshe te panjohur.

Dhembja nuk është me e madhe
a me e vogel,
e as matet as peshohet.
dhembja dhemb
e kur e sheh ne sy,
t’i hap syte ty!

Shtator

© Aida Dizdari, 2019

Shiu në pishnajë

nga Gabriele D’Annunzio

Hesht. Në të dalë
të pyllit s’dëgjoj
fjalë që thua
njeriu; po dëgjoj
fjalë më të reja
që flasin së largu
fletët dhe piklat
e shiut.
Dëgjo. Rigon
nga retë e shpërndara.
Rigon përmbi bruke
të njelmëta e të rreshkëta,
rigon përmbi pishat
luspore e gjëmbore
rigon mbi mërsinat
hyjnore,
mbi gjineshtrat lëbyrëse
me lulet në vile,
mbi dëllinjat e shpeshta
plot pemla erëdehëse,
rigon mbi fytyrat tona
pyjore,
rigon mbi duart tona
të zhveshëta,
mbi petkat tona
të lehta,
mbi mendimet e freskëta
që shpirti i çel
i përtrirë,
mbi përrallën e bukur
ku dje
kot shpresove, ku sot shpresoj kot,
moj Hermionë!

Dëgjon? Shiu bie
mbi gjelbërimin
vetmitar
me cakëllimë të gjatë
që ndërron nëpër erë
pas degëve me fletë,
më rrallë, më shpesh.
Vër vesh. Iu gjegj
së qarës, aria
e gjinkallës
që lotim i jugës
s’e tremb
as qiell i përhimë.
Dhe pisha
ka një zë, dhe mërsina,
zë tjetër, dhe dëllinja
tjetër prapë, instrumente
të ndryshta
nën gishta pa numër.
E zhytur ne jemi
në shpirtin
pyjor,
me jetë pemore
gjallojmë;
fytyra jote e dehur
është zbutur në shi
si gjethe,
në flokët e tu
një amësi
gjineshtrash të bardha,
o krijesë toke
qe emër ke
Hermionë.

Dëgjo, dëgjo. Akord
i përajërt gjinkallash
pak nga pak
po mek,
mbytet nga vaji
që rritet;
po një këngë që i përzihet
më e çjerrë
që ngrihet prej andej,
që nga hije e njomë e përtej.
Më i pakur, më i mekur
ngadalësohet, shuhet.
Një notë e vetme
dridhet ende, shuhet
ringjallet, e dridhet, e mpaket.
Nuk ndihet zë deti
as ndihet fëshfërimë
ndër bimë,
shiu i sermtë
që pastron,
shushurima që ndryshon
sipas bimësisë
më e rrallë, më shpeshtë.
Dëgjo.
Bija e erës
ka heshtur, po bijë e
lymores së larget,
bretkosa
këndon
në hijen më të thellë
kushedi ku, kushedi.
E rigon mbi qerpikët e tu
Hermionë!

Rigon mbi qerpikët e tu të zinj
sa duket sikur po qan
po nga gëzimi, e jo e bardhë
po gati prej bime:
duket nga lëvorja sikur del.
E gjithë jeta është te ne e freskët
erëmirë
zemra në gjoks është si pjeshkë
e pazënë,
mes qepallave sytë
janë si ama ndër barishtë,
dhëmbët në hoje
si bajame aguridhe.
E shkojmë shkurre më shkurre,
herë veç e herë tok
(fuqi e blertë egër na i lidh nyjet,
na kapet gjunjësh)
kushedi se ku, kushedi!
E rigon mbi fytyrat tona
pyjore,
rigon mbi duart tona
të zhveshëta,
mbi petkat tona
të lehta,
mbi mendimet e freskëta
që shpirti i çel
i përtrirë,
mbi përrallën e bukur
ku dje
kot shpresova, ku sot shpreson kot,
moj Hermionë!

Shqiperoi: Aida Dizdari, 2019

 

Per te prekur…

Per te prekur pisllekun
duhen kembe te ndotura:
ato shkelin me lehte mbi kerma.
Gjymtyret e qashter
s’lahen lehte
e kane kujtese
te gjate,
qe i bren
ngadale…

…mbi shputat e zhyera
dhe plehut
ka nje shtrese
qe kujtesen
gjithnje
harron
e ‘ka dhe me keq’
peshperit ne vesh,
nje peshperime
qe s’pushon.

Shtator

© Aida Dizdari, 2017

Perse me do?

Perse me do?

Se me di?
Do aftesine time per te dashur?
Do adhurimin e margaritarit,
perkuljen e detit,
therrmimin e bregut,
ku ti vale kurre te mos pushosh
vec te dish se dic ishe
dikur aty
e dic je?

Perse me do?
Te thyesh mite e te kuptosh
se ja dhe rete qenkan njesoj
pikat e ujit s’vlejne me shume se mali nen to,
per kaq me do?

Perse me do?
Se gjuha ime qendis?
Me qiejt e mi te te stolis
ty, do? Me bukurine qe eshte ne to?
Deshiron qe kur t’i mbyll
te mos kem tjeter nder sy?
Vec ty?

Perse me do?
Qe te me permbash, pa ditur a di?
Me do qe te permbahesh ti?
Me do qe te mos kete perreth nje ere,
a nje dite,
a nje vere te trishte…

A me do se nje gje me e mire
sapo ka shkuar e te la shlire,
e do te mbysesh lotet ne nje breg,
nje gjurme ta veshesh,
nje gjume te t’heq?

Perse me do?
Per asgje nga keto?
Me do si duhet era ne vere?
Me do si do gjaku nganjehere?
Me do se s’mundesh pa mua,
a mundesh, po meqe dua,
pse jo?

6 Qershor

© Aida Dizdari, 2017

Dritat e largeta…

Dritat e largeta rrembenin anijet nga porti im
dhe nata e holle mezi te mbulonte…
…shkelqenin syte, po e desha dashurine
ne embelim i lashe zogjte te fluturonin.

Dritat e largeta m’i rrembyen anijet
ato qe me aq kujdes pata ndertuar,
s’e di ne u zgjodhem a te zgjodha,
a qe e gjitha nje enderr zgjuar…

Ngadale zerat erdhen ne te shuar
e mbi mua heshten, the, zerat e tu,
nje gjurme me mbeti e bute mbi buze,
pastaj gjithe u perkul e keshtu
mbeta vetem prape tek te shkruaj
e anijet e mia qe lekunden mbi det…
…deti s’e kthen me ate qe merr,
e dashuria s’di ku me mbet.

5 Qershor

© Aida Dizdari, 2017

Zërat Më të Vjetër të Mëparshëm