Home

Miresevini ne blogun tim personal.

Te shkruarit ka qene per mua shume gjera te ndryshme ne kohe te ndryshme.

Ka qene menyra ime per t’u thene te gjitheve ate qe mendoj pa ua thene drejtperdrejt. Me pas u be menyra ime per te cliruar turbulliren qe kisha brenda. Dikur me shpetoi jeten. Pastaj u be pjese e rendesishme e saj. Ne fund besoj se e gjitha ka qene pjese e rruges sime per te gjetur e per t’u gjetur.

Nese eshte e vertete qe te shkruarit sherben si ure komunikimi, sigurisht kjo vlen vecanerisht per mua. Marr copeza gjerash qe ndodhin, i perziej, u shtoj ereza dhe i shkruaj. Asgje s’eshte sic duket, ama gjithcka aty brenda me perket e une jam ne cdo vend. Kam shkruar shume me pare se te jetoj e nganjehere besoj se kam ndjere me shume nga c’kam jetuar.

Nese ti qe lexon keto faqe ngarkohesh me paragjykime te kuptoj. Eshte e vertete qe shume gjera behen ne emer te artit dhe arti shpesh shfrytezon realitetin, ama une kam zgjedhur te jem e kujdesshme ne gjerat qe bej dhe ne realitetin qe zgjedh per te pasqyruar ne ate qe bej e qe s’po e quaj ende art. Megjithese te shkruarit eshte pjese e rendesishme e jetes sime, nuk eshte e gjithe jeta ime. Une besoj se arti duhet te ekzistoje per t’i sherbyer jetes e jo anasjelltas.

Kam shkruar qe ne vogeli e dikur vendosa ta ndaj ate qe shkruaj ngase kam zbuluar se e kam te nevojshme te them publikisht, ne menyren time, ate qe mendoj. Nuk mund te them se ka ketu gjera qe nuk jane thene me pare. Gjithcka eshte thene. Kontributi im eshte thjesht nje konfirmim i urtive qe nje shpirt ka brendesuar e nje menyre per te ndare ate vetmine e thelle qe na shoqeron te gjitheve ne kete rrugetim te mrekullueshem qe eshte jeta. Ky eshte qellimi i ketij blogu.

Ky blog nisi si nje eksperiment e vazhdon te mbetet i tille.

Lexues, ty te falenderoj.

Locations of visitors to this page

Freelance Jobs

9 Koment (+add tuajt?)

  1. akvll-naja
    Sht 02, 2008 @ 11:02:24

    …ej!…:) lexova ca poezi dhe më pëlqyen edhe pse është akoma mëngjes. Do kthehem prapë.

    Përgjigjuni

  2. HenaBlu
    Sht 07, 2008 @ 01:04:06

    Miresevjen akvllnaje… 🙂

    Përgjigjuni

  3. Eni
    Maj 27, 2009 @ 19:52:15

    Ej… vargjet e tua me freskuan. Faleminderit.

    Miqesisht,
    Eni
    (“Rebele” tek f.sh.)

    Përgjigjuni

  4. Herta
    Maj 29, 2009 @ 17:30:36

    Ti, vargjet e tua, ngjyrat e tua me japin nje energji te vecante sidomos ne momente kritike.
    Ty ,backgroundin tend sigurisht edhe artin tend do ti pershkruaja si nje koktej Adrenaline + Analegjezikesh, shake them together and the result is exactly YOU.
    Faleminderit qe me kenaq, Faleminderit qe TI je TI.
    Do te kthehem ne kete blog perseri dhe perseri….

    P.S : Fotoja e vene ketu me ngjall nje transference te jashtzakonshme, realisht me ke mahnitur.

    Përgjigjuni

  5. tori
    Gus 25, 2010 @ 06:22:41

    me pelqeu prezantimi.nje dritare me teper per tu shplodhur. te pershendes.

    Përgjigjuni

  6. mira vl
    Shk 19, 2014 @ 00:29:57

    Vargjet e Aides jane gjithnje kaq vallzuese …
    Me pelqen te gjendem shpeshhere ne shoqerine e tyre .

    Përgjigjuni

  7. HenaBlu
    Shk 21, 2014 @ 00:14:15

    Te falenderoj 🙂 Si gjithnje s’do te ishin te plota nese nuk do te shoqeronin dike… 🙂

    Përgjigjuni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: