Terbim e qetesi

Me vlojne sot
terbimi dhe qetesia…
Mberthimet e te dyjave jane te etheshme,
te frikshme…

Terbimi,
ky krimb
qe vjen duke u rritur,
qe zemren ma ka thare,
shpirtin ma ka sfilitur,
mendjen ma ka perpire
e çoroditur…
…me shkumezon,
si lume qe rrjedh rrembyer,
e me vlon,
duke me gurgulluar…

Pastaj bie ngadale…
e vjen qetesia,
ne pamje melhem per trazimet e mia.
Stuhia mbaron,
po zbret nje si vdekje tek une,
nje vale gjaku e ftohte me mbulon…
Ndjehem pafryme,
e pakallur,
gjakmpiksur,
thare e kalbur.

Perhumbur tek rri,
e shperndare,
brenda me hapet si hon,
dija per terbimin qe kam,
e qetesine qe me tmerron…

© Aida Dizdari, 2002

Une dhe une

Gishterinj lozonjare ne barkun e dheut,
dhe velloja jote e nuserise perdhosur ne zhurmen e trafikut…
Lulet e portokallit ndotshem bien…
Te veshtroj,
ashtu sic veshtrohen lumenjte qe rrjedhin
dhe shiu kur bie i qete:
ti altaresh te bardhe ecen,
e sigurt…
vete…
E shoh token mbi ty
dhe lojezen e trupit tim qe rreh…
Ti ecen e me hapa shtremberon
ate qe m’eshte me e shtrenjte.
Duhet te te godisja me nje veshtrim,
duhet te te hidhja perdhe,
por ti fluturzonje me iken e me shket,
ti shkon drejt aromes se re.
Jashte teje lebetitem pranimesh,
jashte teje therras e ulerij!
Ti nenshkruan te ardhmen time,
te ardhmen tende tani…
Gishterinj lozin me barkun e dheut,
ti luan me shpirtin tim…
velloja jote e bardhe fshin dheun,
velloja ime nxin.
Ti uni im i jashtem qe qesh,
une uni yt pelegrin…
Ti stoike ne ecjen tende
une stoike ne ulerime.

© Aida Dizdari, 2002