Shiu në pishnajë

nga Gabriele D’Annunzio

Hesht. Në të dalë
të pyllit s’dëgjoj
fjalë që thua
njeriu; po dëgjoj
fjalë më të reja
që flasin së largu
fletët dhe piklat
e shiut.
Dëgjo. Rigon
nga retë e shpërndara.
Rigon përmbi bruke
të njelmëta e të rreshkëta,
rigon përmbi pishat
luspore e gjëmbore
rigon mbi mërsinat
hyjnore,
mbi gjineshtrat lëbyrëse
me lulet në vile,
mbi dëllinjat e shpeshta
plot pemla erëdehëse,
rigon mbi fytyrat tona
pyjore,
rigon mbi duart tona
të zhveshëta,
mbi petkat tona
të lehta,
mbi mendimet e freskëta
që shpirti i çel
i përtrirë,
mbi përrallën e bukur
ku dje
kot shpresove, ku sot shpresoj kot,
moj Hermionë!

Dëgjon? Shiu bie
mbi gjelbërimin
vetmitar
me cakëllimë të gjatë
që ndërron nëpër erë
pas degëve me fletë,
më rrallë, më shpesh.
Vër vesh. Iu gjegj
së qarës, aria
e gjinkallës
që lotim i jugës
s’e tremb
as qiell i përhimë.
Dhe pisha
ka një zë, dhe mërsina,
zë tjetër, dhe dëllinja
tjetër prapë, instrumente
të ndryshta
nën gishta pa numër.
E zhytur ne jemi
në shpirtin
pyjor,
me jetë pemore
gjallojmë;
fytyra jote e dehur
është zbutur në shi
si gjethe,
në flokët e tu
një amësi
gjineshtrash të bardha,
o krijesë toke
qe emër ke
Hermionë.

Dëgjo, dëgjo. Akord
i përajërt gjinkallash
pak nga pak
po mek,
mbytet nga vaji
që rritet;
po një këngë që i përzihet
më e çjerrë
që ngrihet prej andej,
që nga hije e njomë e përtej.
Më i pakur, më i mekur
ngadalësohet, shuhet.
Një notë e vetme
dridhet ende, shuhet
ringjallet, e dridhet, e mpaket.
Nuk ndihet zë deti
as ndihet fëshfërimë
ndër bimë,
shiu i sermtë
që pastron,
shushurima që ndryshon
sipas bimësisë
më e rrallë, më shpeshtë.
Dëgjo.
Bija e erës
ka heshtur, po bijë e
lymores së larget,
bretkosa
këndon
në hijen më të thellë
kushedi ku, kushedi.
E rigon mbi qerpikët e tu
Hermionë!

Rigon mbi qerpikët e tu të zinj
sa duket sikur po qan
po nga gëzimi, e jo e bardhë
po gati prej bime:
duket nga lëvorja sikur del.
E gjithë jeta është te ne e freskët
erëmirë
zemra në gjoks është si pjeshkë
e pazënë,
mes qepallave sytë
janë si ama ndër barishtë,
dhëmbët në hoje
si bajame aguridhe.
E shkojmë shkurre më shkurre,
herë veç e herë tok
(fuqi e blertë egër na i lidh nyjet,
na kapet gjunjësh)
kushedi se ku, kushedi!
E rigon mbi fytyrat tona
pyjore,
rigon mbi duart tona
të zhveshëta,
mbi petkat tona
të lehta,
mbi mendimet e freskëta
që shpirti i çel
i përtrirë,
mbi përrallën e bukur
ku dje
kot shpresova, ku sot shpreson kot,
moj Hermionë!

Shqiperoi: Aida Dizdari, 2019

 

Zilka

Tringellin si zilke shpesh e shpesh
ne friken tende prej harreses,
ne tmerrin prej qiellit tend bosh
e dijes se nje dite do te vdesesh.

Une jam prane teje pa tringellime
e tingujt e mi nuk kane heshtur kot.
Se bashku ne nje bote-etje levrijme,
ku ca shohin uje, e ca shohin lote.

22 Mars

© Aida Dizdari, 2010

Shi

Bie shi
i kalter
e i bukur mbi bote.
Bie lehtas
te shpelaje gjurmet
e duarve mbi shpatulla…
…si te gjitha
keshtjellelartat,
patjeter do laje nje gjurme
dore
xhuxhi
qe te tregon
sa e vogel
e pafuqishme je…
…e nese je ende ne kembe,
nje vrage
prej nje guri a kafshimi te pabese.

11 Maj

© Aida Dizdari, 2016

Shshsh…

Pasha vendin qe e pijme me fryme, hesht tash si lule!
– Xhelaludin Rumi

 

Shshshsh…
ngadale…
se nuk di me te flas
ashtu bukur,
qe te me kuptosh…
se ka kohe qe flas me veten

fjale,
si fryma
qe zjarrin nxit,
si dielli
qe ushqen drite…

… shshshsh…
pa ngut…
…dhe mund te me dish
po qe se del
prej levores sate:
asaj bukes,
asaj rrobes,
asaj drithmes prej dheu…

… shshshsh…
duhet te rroke tejuniversi
te gjithe c’eshte,
si pole botesh,
te kundert,
e ajo rryme e larte te shkoje
permes,
e udhes
te nderroje te tjera bote…

…shshshsh, ehm…
…ngadale…
i duhet vetes nje rrugetim
pertej se prekshmes
qe prekja
pa duar te preke…
pa lekure…
shshshsh…
ngadale deshire!…
fry-metojme me mire…

31 Maj

© Aida Dizdari, 2016

Mbi henen

Ka nga ata qe iu sulen henes
si ujqer te unetuar,
pak ta cukitnin, pak ta kafshonin,
pak ta kishin copetuar…
…e s’ngopen,
po s’dine
se nje ulerime
a nje mije
s’e ulin henen mbe dhe’,
qe ujqerit te festojne me te atje…

11 Maj
© Aida Dizdari, 2016

Zërat Më të Vjetër të Mëparshëm